Bebet që ushqehen me shishe nuk janë më pak të lidhura me nënën sesa bebet që ushqehen me gji

Mjekësi alternative

Bebet që ushqehen me shishe nuk janë më pak të lidhura me nënën sesa bebet që ushqehen me gji

Më: 26 prill 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Ekspertë të shumtë të shëndetit pas lindjes kanë mbrojtur prej kohësh ushqyerjen me gji si një alternativë më të mirë për të ushqyer një fëmijë, në krahasim me ushqyerjen me shishe, për të përmirësuar marrëdhënien prind – fëmijë

Por një studim i ri i kryer nga Universiteti Lincoln zbuloi se nënat që përdornin një shishe për të ushqyer fëmijët e tyre kishin një lidhje po aq të fortë sa nënat që ushqenin me gji.

Pyetësorët i plotësuan 3.000 nëna dhe u pyetën për shenjat e ankthit dhe treguesit e një marrëdhënieje pozitive fëmijë – prind.

Nuk u gjet asnjë tregues i lidhjes më të fortë te nënat që ushqejnë fëmijën me gj.

“Literatura aktuale bazohet në idenë se ushqyerja me gji lehtëson lidhjen. Studimi ynë është në përputhje me disa studime empirike që nuk e tregojnë atë lidhje”, tha studiuesja Abigail Davis.

Pavarësisht se si ndikon në lidhjen, ushqyerja me gji është një mënyrë natyrale që nënat t’i furnizojnë foshnjat e tyre me të gjithë ushqimin që u nevojitet në muajt e parë të jetës. Gjithashtu mund të ndihmojë nënat të shërohen më shpejt nga lindja.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandojnë ushqyerjen ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë të jetës së një fëmije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat