Ndiheni të lodhur? Lëngu i hithrave do t’u hyjë punë

Mjekësi alternative

Ndiheni të lodhur? Lëngu i hithrave do t’u hyjë punë

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron. Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Receta e gjallërimit të organizmit:

Një copë xhenxhefil dy-tre centimetra
85 gramë hithra të thata
Një litër ujë
Mjaltë puro artizanal

Priteni xhenxhefilin hollë. Vendoseni në ujë dhe zijeni ngadalë për 10-15 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe hidhni në enë hithrat e thata. Përzijini me një lugë të pastër.

Mbulojeni enën me kapak. Lerëni lëngun të qëndrojë për 30 minuta ose për 12 orë nëse preferoni një shije më të thellë.

Kullojeni lëngun dhe hidheni në një enë qelqi. Lëngu do të ketë marrë një ngjyrë jeshile mjaft të këndshme.

Kur ta kulloni, përdorni një lugë dhe shtypini gjethet në mënyrë që të nxirrni prej tyre sa më shumë lëng që të jetë e mundur.

Lëngun mund ta pini gjatë ditës, ose mund ta ruani në frigorifer për të nesërmen. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat