Kështu e mbron zemrën vaji i ullirit

Mjekësi alternative

Kështu e mbron zemrën vaji i ullirit

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.

Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.

Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gjakut. Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vdekje të parakohshme.

Artereoskleroza Dhe Tromboza

Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës. Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin. Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera. Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin. Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën. Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.

Të Mbrojtur Edhe Në Gjumë

Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante. Intensiteti i kësaj proteine në gjak është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar.

Kjo sipas studimeve, do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë.

Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes. Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat