Një veprim drastik nga autoritetet kineze: Fëmijëve u ndalohet telefoni në shkolla

Mobile

Një veprim drastik nga autoritetet kineze: Fëmijëve u ndalohet telefoni në shkolla

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Në shumë vende, ndikimi i telefonave celularë tek fëmijët është ende duke u debatuar, por në Kinë, autoritetet kanë vendosur që telefonat do të ndalohen në shkolla.

Ministria e Arsimit atje beson se ky vendim do të mbrojë shikimin e fëmijëve, do të parandalojë varësinë nga interneti dhe lojërat video, por gjithashtu do t’u mundësojë atyre që të përqendrohen më mirë në mësim, raporton BBC.

Ndalimi për telefona zbatohet për sjelljen e telefonave në kampuse dhe në terrenet e lojërave shkollore, përveç atyre studentëve që marrin pëlqimin e prindërve dhe miratimin me shkrim nga shkolla. Sigurisht, fëmijët duhet të komunikojnë disi me prindërit e tyre, kështu që kabinat telefonike do të vendosen në shkolla.

Opinionet në lidhje me këtë vendim janë të ndara – ndërsa disa besojnë se nuk zgjidh problemet e varësisë së fëmijëve nga interneti dhe teknologjia, të tjerët mendojnë se kjo të paktën do të ndihmojë në shkëputjen e fëmijëve nga celularët.

Disa vjet më parë, një ligj u miratua në Kinë, sipas të cilit nxënësve të shkollës u lejohet të luajnë lojëra video për vetëm 90 minuta gjatë ditëve të javës, dmth tre orë në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat