Përdoruesit e iPhone po shpenzojnë si kurrë më parë në aplikacione

Mobile

Përdoruesit e iPhone po shpenzojnë si kurrë më parë në aplikacione

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:01
iPhone

Një përdorues mesatar i iPhone ka shpenzuar 38% më shumë në aplikacione premium dhe blerje në 2020-ën krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të Sensor Tower, një përdorues i iPhone ka shpenzuar afro 138 dollarë. 2020-ta ishte vit rekord për shpenzimet në App Store.

Edhe pse shitjet u rritën me 42% në në 2016-ën, rritja prej 38% në 2020-ën tejkalon rritjet e shitjeve gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Burimi kryesor i shitjeve kanë qenë padayshim lojërat si Candy Crush Saga apo Gardenscapes.

Përveç lojërave mobile, shpenzimet janë rritur edhe në kategorinë e dëfrimit duke arritur në 10.20 dollarë ose rritje prej 26%.

Shitjet në dyqanet e aplikacioneve kanë qenë një trend në rritje vitet e fundit e sidomos në 2020-ën kur bota u përball me një krizë shëndetësore për shkak të Covid-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat