Nuk dëshironi që dikush t’ju shohë galerinë e fotove në telefon? Ka një zgjidhje

Mobile

Nuk dëshironi që dikush t’ju shohë galerinë e fotove në telefon? Ka një zgjidhje

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:33
 Kjo vlen për përdoruesit e iPhone

Nëse jeni i shqetësuar se dikush ju merr celularin për të parë një foto dhe nis të shikojë të gjithë galerinë, atëherë ka një zgjidhje.

 Kjo vlen për përdoruesit e iPhone!

Hapni menunë Settings dhe tek Accessibility Settings, bëni aktive Guided Access më pas kërkohet kodi juaj.

Para se dikush të marrë celularin, klikoni 3 herë butonin e çelësit dhe më pas klikoni tek Guided Access.

Në këtë mënyrë kushdo do të shikojë vetëm atë foto që ju dëshironi. Për ta zhbërë veprimin e Guided Access, shtypini 3 herë butoin e çelësit dhe më pas shkruaj kodin. Pra, Guided Access e mban iPhone në një aplikacion të vetëm dhe ju lejon ta kontrolloni celularin tuaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat