iPhone 14 i Apple mund të vonohet për shkak të bllokimeve si pasojë e COVID-19 në Kinë?

Mobile

iPhone 14 i Apple mund të vonohet për shkak të bllokimeve si pasojë e COVID-19 në Kinë?

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:43
Foto ilustrim

Sipas raporteve të fundit, furnizuesit e Apple në Kinë janë prapa zhvillimit të një prej modeleve të serisë së saj iPhone 14 për shkak të bllokimeve të vazhdueshme për shkak të COVID-19 në të gjithë vendin.

Bazuar në informacione nga burime të paidentifikuara, Apple u ka kërkuar furnitorëve të përshpejtojnë zhvillimin e komponentëve në një përpjekje për të qëndruar në rrugën e duhur me oraret e prodhimit.

Foxconn, Pegatron dhe Luxshare Precision Industry janë tre furnizuesit kryesorë për modelet e ardhshme të iPhone me dy kompanitë e fundit që vuajnë nga rihapja e ngadaltë e fabrikave në Shangai.

Sipas vlerësimeve, bllokimet në Kinë dhe ndërprerja e prodhimit të modeleve të ardhshme të iPhone mund të përfundojnë duke i kushtuar Apple deri në 8 miliardë dollarë të ardhura.

Bazuar në oraret e kaluara të zhvillimit të iPhone, të gjithë iPhone-ët e rinj arrijnë fazën e testit të verifikimit inxhinierik (EVT) deri në qershor, por raporti i ri konfirmon se të paktën një nga modelet e serisë 14 është tre javë prapa planit.

Qëllimi i Apple është që të vendoset linja e prodhimit të serisë së iPhone 14 në shkallë masive deri në shtator, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë kështu këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat