Steam kalon shifrën rekorde prej 30 milionë përdoruesve të njëkohshëm

Mobile

Steam kalon shifrën rekorde prej 30 milionë përdoruesve të njëkohshëm

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 21:52
Steam

Steam e theu një rekord të rëndësishëm historik gjatë fundjavës që lamë pas. Portali i lojërave regjistroi mbi 30 milionë përdorues të njëkohshëm për herë të parë. Rreth pasdites së djeshme, 30,032,005 milionë lojtar ishin duke e përdorur platformën.

Shumica prej tyre mund të kenë qenë duke e shijuar kohën e lirë që e kanë gjatë fundjavës për t’i luajtur lojërat e tyre favorite në kompjuterë, por një numër i madh gjithashtu mund të kenë qenë të zënë brenda komunitet të lojtarëve, ose duke shfletuar dhe blerë lojëra të tjera përmes vitrinës virtuale.

Gjatë fundjavave të vitit 2022, përdoruesit e njëkohshëm të Steam zakonisht kishin shifra të larta prej 27 deri në 29 milionë përdorues. Shifra e fundit më e lartë arrinte numrin prej 29,986,681 përdoruesve brenda platformës, e kjo kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2022, raporton tomshardware.com.

Shifrat historike dhe rekorde të përdoruesve të njëkohshëm që u thyen nga Steam

Sidoqoftë, siç e dimë të gjithë, moti më i mirë në hemisferën veriore do të thotë që njerëzit dalin më shumë gjatë fundjavës, duke lënë “strofkat” e tyre të lojërave ose “kështjellat e vetmisë” për të mbledhur pluhur. Nata po fillon përsëri të afrohet më herët, dhe me këtë, shifrat e përdoruesve të njëkohshëm të Steam kanë kaluar tashmë ato 30 milion momente, edhe para se të arrinim Halloween.

Platforma e kompjuterëve është e jashtëzakonshme për disa gjëra, si shkathtësia e saj, potenciali për sasi masive të fuqisë përpunuese të CPU dhe GPU dhe shumë të tjera. Megjithatë, këto të dhëna të fundit të Steam ilustrojnë qëndrueshmërinë e tyre përballë konkurrencës më të mirë nga konzolat, celularët dhe platformat e lojërave të transmetimit.

Më në fund, urime për Steam dhe ne presim me padurim shifrat historike të përmendura më lartë – ndoshta vetëm pas Krishtlindjeve, e pastaj deri para se të rikthehet moti i mirë në 2023. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat