Motorola Edge 30 Fusion në tregun amerikan lansohet me ngjyrën Viva Magenta – zgjidhet si ngjyra më e mirë për 2023

Mobile

Motorola Edge 30 Fusion në tregun amerikan lansohet me ngjyrën Viva Magenta – zgjidhet si ngjyra më e mirë për 2023

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Telefoni inteligjent Edge 30 Fusion i Motorola-s u lançua fillimisht në disa pjesë të botës në shtator, dhe tani më në fund është gati të bëjë debutimin e tij në SHBA.

Ky telefon do të jetë në dispozicion nga 12 dhjetori në një ngjyrë shumë të veçantë, të paparë më parëe cila quhet Viva Magenta dhe është ngjyra Pantone e Vitit 2023.

Zgjedhja si Ngjyra e Vitit vazhdon tani e 2 dekada, me Pantone i cili e zgjedh një ngjyrë në çdo vit “duke analizuar trendet globale dhe motivet e ndryshme përgjatë gjithë vitit” duke konsideruar “të gjitha aspektet e shoqërisë, nga moda te marketingu, rrjetet sociale e madje edhe politika”, shkruhet në deklaratën zyrtare të Motorola, raporton GSM Arena.

Meqë ra fjala, Motorola e ka një “partneritet ekskluziv global me Pantone në kategorinë e telefonave të mençur”, që është kategoria ku shfaqet ngjyra e re Edge 30 Fusion.

Viva Magenta, sipas Motorola është “një ngjyrë e re e cila shkruan një narrativë të re” ajo ngjyrë “jep mesazhin se çfarë do të thotë të përziesh virtualen dhe fiziken me entuziazëm”, e cila “është e inspiruar nga natyra dhe është eksploruar nëpërmjet teknologjisë, duke zbuluar dimensione të shumta dhe një mënyrë të re të të krijuarit”.

Specifikat e versionit amerikan të Edge 30 Fusion janë të njëjta me versionin global, dhe dallimi i saj i vetëm janë ngjyra e re dhe fakti se telefoni vije së bashku me kufjet Moto Buds 600 ANC TWS, të cilat edhe pse shumë nga ju e keni pritur, nuk e kanë ngjyrën e njëjtë Viva Magenta.

Nëse po pyesni se sa do t’ju duhet të paguani për të gjithë këtë, çmimi i saj është 734 euro (799,99 dollarë). Ndërsa nëse ju nuk jeni të interesuar për ndonjë model të Pantone, atëherë telefoni do të jetë gjithashtu në dispozicion me ngjyrën Neptune Blue me çmim 669 euro (699,99 dollarë), por që vije pa kufjet e lartëpërmendura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat