​Apple dyfishoi eksportet e iPhone nga India, vlera i kaloi 2.5 miliardë dollarë

Mobile

​Apple dyfishoi eksportet e iPhone nga India, vlera i kaloi 2.5 miliardë dollarë

Më: 9 janar 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Apple Inc. ka eksportuar celularë iPhone nga India, në periudhën prill - dhjetor, me vlerë mbi 2.5 miliardë dollarë.

Kjo është pothuajse dy herë më shumë se në të gjithë vitin fiskal të mëparshëm (nga prilli në prill), raportoi Bloomberg.

Rritja e dërgesave nga India tregon se Apple dhe kompani të tjera të mëdha po përpiqen të gjejnë alternativa ndaj Kinës për operacionet e tyre dhe se gjigandi amerikan i teknologjisë po largohet gjithnjë e më shumë nga Kina për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike.

Foxconn Technology Group dhe Vistron Corp. dërgoi më shumë se 1 miliard dollarë pajisje Apple jashtë shtetit në nëntë muajt e parë të vitit fiskal që përfundon në mars 2023.

Siç u përmend, Pegatron Corp, një tjetër prodhues i madh me kontratë për Apple, është në rrugën e duhur për të kaluar 500 milionë dollarë në eksportet e pajisjeve jashtë shtetit deri në fund të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat