Vjen me ekran më të madh, iPhone 16 Ultra në fotografi

Mobile

Vjen me ekran më të madh, iPhone 16 Ultra në fotografi

Më: 23 maj 2023 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Edhe pse akoma nuk është prezantuar seria e iPhone 15, dje janë shfaqur renderët e anëtarit më të fuqishëm të serisë së iPhone 16 që pritet të arrijë në treg vitin e ardhshëm.

Pritet që anëtari më i fuqishëm i serisë iPhone 16 do të ketë emrin iPhone 16 Ultra, e jo iPhone 16 Pro Max.

Megjithatë, këto informacione në këtë fazë nuk janë qind për qind të konfirmuara. Sidoqoftë, ky model është shfaqur në renderë.

Në renderë është bërë e ditur se telefoni do të ketë ekran me diagonale 6.9. Pra gjerësia e telefonit do të jetë 77.22 mm, derisa gjatësia 165 mm, që do të jetë një ndryshim i madh në krahasim me iPhone 15 Pro Max, i cili do të ketë gjerësi 76.7 mm dhe gjatësi prej 159.8 mm.

Natyrisht se deri te prezantimi i serisë së iPhone 16 ka mbetur shumë kohë, dhe mbetet të shihet deri në ditën e fundit nëse këto përmasa do të jenë të sakta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat