Mendoi se porositi shishe vere $80, por në fakt ishte $800 – Makthi që kaloi ky burrë për Shën Valentin

Ndryshe

Mendoi se porositi shishe vere $80, por në fakt ishte $800 – Makthi që kaloi ky burrë për Shën Valentin

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Ja pse duhet të shikoni çmimin mirë para se të porosisni diçka…

Një burrë jo vetëm që i bëri surprizë për shën valentin të dashurës, por edhe vetës me një faturë të majme.

Ky burrë, ka 2 vite që jeton në Japoni, dhe për një moment nuk e kalkuloi si duhej çmimin e një shishe verë që porositi.

Romantiku i pa shpresë tregoi historinë e tij në Reddit, dhe të gjithëve iu duk jashtëzakonisht qesharake!

Ai tregoi se kishte dy vite që jetonte në Japoni, dhe tash e gjashtë muaj është në një lidhje.

Në ditën e shën valentinit, ai vendosi ta surprizonte të dashurën me një darkë romantike, diçka pak më të shtrenjtë nga ato që bënin zakonisht.

Ata zgjodhën një darkë jo shumë të shtrenjtë, mirëpo po që e ngatërruan fare punën kur porositën pijet e tyre.

Pasi që ishte një darkë romantike, ata vendosën të marrin një shishe verë, por pasi që asnjëri nuk ishin ekspert vere, vendosën të marrin sugjerimet e stafit për llojin e verës që duhet të marrin.

Kur shërbyesi ofroi sugjerimet, të gjitha ishin rreth 16,000 jen, pra 160 dollarë. Sigurisht, kjo ishte paksa shumë për çiftin kështu që vendosën t’i hedhin një sy menysë.

Ata panë një alternativë 80 dollarëshe, dhe vendosën të marrin atë. Mirëpo teksa po e shijonin verën, burri kujtoi diçka që thuajse i la verën në grykë.

Çmimi kishte qenë 80,000 jen, dhe jo 8,000. Ata sapo kishin porositur një shishe verë që kushtonte 800 dollarë.

Ata në fillim ishin pa fjalë, por më pas vendosën të qeshin me ndodhinë e tyre dhe e shijuan, pasi që ata veçse e kishin pirë gjysmën.

Ai bëri shaka në Reddit duke thënë se tani për pjesën e mbetur të muajit ata do të pinë vetëm ujë nga çezma.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat