“Nuk mbaj mend asgjë”, deklarohet pasagjeri që u lidh me ngjitës në ulësen e aeroplanit

Kuriozitete

“Nuk mbaj mend asgjë”, deklarohet pasagjeri që u lidh me ngjitës në ulësen e aeroplanit

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 18:47
Layne Arthur Lundeen

Një 67-vjeçar që u lidh me shirit ngjitës në ulësen e tij gjatë një fluturimi të American Airlines, ka deklaruar se nuk mban mend asgjë nga incidenti.

Layne Arthur Lundeen po udhëtonte më 3 shtator nga Dallas drejt Newark, kur dyshohet se u bë agresiv.

Aeroplani u detyrua të devijonte drejt Baltimore/Washington, ku policia e gjeti të lidhur në ulëse.

Pasagjerët thanë se ai kishte filluar të bërtiste, të përdorte fjalor fyes dhe të bënte komente raciste, përpara se situata të përshkallëzohej fizikisht.

Dy pasagjerë ndihmuan në neutralizimin e tij, ndërsa ekuipazhi siguroi shiritin.

Në gjykatë, Lundeen tha se kishte konsumuar dy pije alkoolike, por nuk kujtonte çfarë kishte ndodhur më pas. Ai u shpreh i befasuar kur mësoi se dyshohej se kishte sulmuar edhe një oficer policie.

Lundeen u akuzua për sulm të shkallës së dytë dhe prishje të rendit publik. Ai është liruar ndërsa çështja vazhdon. Seanca e radhës është caktuar për 19 tetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat