Artistja e tatuazheve tregon se si ngjyra i është mbledhur nën lëkurë duke krijuar një qeskë

Ndryshe

Artistja e tatuazheve tregon se si ngjyra i është mbledhur nën lëkurë duke krijuar një qeskë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:48
foto nga vendi ngjarjes

Pamjet që ka treguar artistja e tatuazheve shfaqin njërën prej fakteve që shumica nuk e dinë se çfarë ndodhë pasi bëni tatuazh.

Një e pasionuar pas tatuazheve, postoi në rrjete sociale video dhe fotografi të tatuazhit të saj më të ri, por shumica e njerëzve u habitën shumë nga flluska gjigante që ishte formuar në krahun e saj.

Në një video, Jade shpjegoi fenomenin si një qeskë ngjyre plotë me plazmë, dhe thotë se është shumë e dobishme sepse në këtë mënyrë, tatuazhi nuk do të prishet.

Image

Jade është 19 vjeçe, dhe deri më tani ka bërë shumë tatuazhe. Ajo thotë se kjo është shumë normale të ndodhi në tatuazhet e sapo bëra.

Ajo thotë se vetëm duhet të mbahet e lagur që të shërohet sa më mirë. Ajo përdorë fasha mbi tatuazh, speciale për të mbajtur zonën të njomë.

Metoda tjera që mund të përdorni janë përdorimi i një kremi të butë ushqyes dhe gjithashtu të pastrohet me sapun anti-bakterial.

Image

Mirëpo kishe edhe shumë persona që kishin bërë tatuazhe më parë, dhe thanë se kurrë nuk kishin pasur një qeskë ngjyre më parë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat