“Shit fëmijën dhe bli një të re”, komentet për nënën që kërkoi ndihmë pasi vajza i shkarraviti çantën luksoze

Ndryshe

“Shit fëmijën dhe bli një të re”, komentet për nënën që kërkoi ndihmë pasi vajza i shkarraviti çantën luksoze

Më: 7 maj 2021 Në ora: 07:54
Chanel

Një çantë Chanel konsiderohet si një pasuri. Kjo jo vetëm pasi një e tillë kushton disa mijëra dollarë, por dhe për faktin se vlera e saj nuk bie asnjëherë, madje në shumë raste rritet me kalimin e viteve.

Pra, nëse jeni me fat që të keni një të tillë, duhet që të kujdeseni për të maksimalisht dhe mbi të gjitha ta mbani atë larg fëmijëve.

Ky është mësimi që dha një nënë, vajza 5-vjeçare e së cilës, kishte shkarravitur të gjithë çantën e saj të bardhë Chanel me një laps blu.

Nëna kërkoi ndihmë në internet, ku mori mijëra komente, shumë prej të cilave me notë humori.

“Çfarë do të bënit ju, nëse vajza juaj do të bëntë diçka të tillë?”, pyeste nëna.

“Ktheje. Dhe jo nuk e kam fjalën për çantën”, bëri shaka një person, duke nënkuptuar që mamaja duhet ta “kthejë” fëmijën e saj pasi shkatërroi çantën e shtrenjtë.

Një tjetër tha: “Shisni fëmijën dhe blini një çantë të re”.

Për fat të mirë, të tjerë ndjekës e drejtuan drejt një kompanie që merrej ekskluzivisht me raste të ngjashme, dhe çanta u kthye në gjendjen e saj të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat