Detajet shokuese: Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar që kufomat lëvizin 17 muaj pas vdekjes

Ndryshe

Detajet shokuese: Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar që kufomat lëvizin 17 muaj pas vdekjes

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 07:58
Ilustrim

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar që trupat vazhdojnë të lëvizin edhe 17 muaj pasi shpallen të vdekur.

Hulumtuesit përdorën teknologjinë e kapjes fotografike në intervale 30 minutëshe për çdo ditë që të kapnin lëvizjen.

Studimi mund të ndihmojë që të kuptohet e identifikohet më mirë koha e vdekjes, raporton BTh.

Këto gjetje mund të kenë ndikim të madh në fusha të ndryshme, filluar prej patologjisë e deri te krimonologjia.

Hulumtuesja Alyson Wilson studioi dhe fotografoi lëvizjet e trupave për 17 muaj rresht. Ai së fundi i tha Agence France Presse për detajet shokuese të gjetjeve të saj.

“Ajo që zbuluam ishte se krahët i lëviznin shumë. Ato krahë ishin anash trupi dhe përfundonin krejt në anën tjetër,” deklaroi znj. Wilson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat