​Njeriu më i gjatë në botë jeton nga bujqësia në një shtëpi "sipas masës së tij"

Ndryshe

​Njeriu më i gjatë në botë jeton nga bujqësia në një shtëpi "sipas masës së tij"

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Sulltan turk Kosen, nga qyteti i Mardinit, është 2.51 metra i gjatë dhe mban titullin e njeriut më të gjatë në botë.

Në Mardin këto ditë po mbahet konkursi i fotografisë i quajtur “National Photo Safari Mardin”, ku pjesëmarrësit dhe anëtarët e jurisë së këtij konkursi vendosën të vizitojnë Sulltan Kosen në Derik të Mardinit. Ata e vizituan në një shtëpi të krijuar posaçërisht për të.

Përveç lartësisë prej 2.51 metrash, Kosen hyri në Librin e Rekordeve Guinness si pronar i pëllëmbëve më të gjata 36.5 centimetra dhe këmbëve më të gjata 36.5 centimetra.

Kosen falënderoi fotografët për vizitën dhe nuk e fshehu kënaqësinë dhe pjesëmarrësit e konkursit shfrytëzuan këtë rast për të regjistruar edhe fotot e tij.

“Njeriu më i gjatë në botë” zbuloi se deri më tani ka vizituar 127 shtete të botës, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur probleme shëndetësore.

Ai ka thënë se jeta e tij po kalon nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa familja e tij jeton nga bujqësia. Ai shprehet i lumtur që ka pasur mundësinë të udhëtojë nëpër botë dhe ta përfaqësojë vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat