Ishte në pritje të fëmijës së katërt, gruaja 7 muajshe shtatzënë gjendet me trupin e gjymtuar nga kalimtarët!

Ndryshe

Ishte në pritje të fëmijës së katërt, gruaja 7 muajshe shtatzënë gjendet me trupin e gjymtuar nga kalimtarët!

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Një grua shtatzënë është gjetur e vdekur me barkun e hapur dhe sipas policisë kemi të bëjmë me një vrasje brutale rituale.

Ohana Karolin, nënë e tre fëmijëve nga Sao Paulo, ishte shtatë muajshe shtatzënë kur u vra të mërkurën. Kufoma e saj e gjymtuar në Portal dos Lagos u zbulua nga kalimtarët të cilët njoftuan policinë. Zona është e rrethuar nga kisha ungjillore të besimeve të ndryshme.

Mësohet se 24-vjeçarja ishte 7 muajshe shtatzënë dhe i kishin prerë organet gjenitale. Ajo mbante veshur vetëm një bluzë. Ndërsa pranë trupit të saj u gjetën disa monedha dhe një palë pantallona të shkurtra.

Hetuesit thanë se një “ritual makabër ku gruaja u sakrifikua” është një nga pistat e hetimit. Nuk ka ende asnjë informacion se çfarë ndodhi me foshnjën e palindur të gruas.

Ata telefonuan ish-bashkëshortin e viktimës, babanë e fëmijëve të saj, për të identifikuar trupin pas gjetjes së kufomës.

Ndërkohë, një nga miqtë e saj pretendo se e ka parë Ohanën brenda një makine të zezë rreth mesnatës së ditës së krimit.

Dëshmitarë të tjerë konfirmuan se kishin të njëjtin automjet pranë vendit të krimit rreth orës 3 të mëngjesit të së njëjtës ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat