Adoleshenti shkon me dhimbje të tmerrshme në spital, mjekët shokohen kur zbulojnë se çfarë kishte në stomak

Ndryshe

Adoleshenti shkon me dhimbje të tmerrshme në spital, mjekët shokohen kur zbulojnë se çfarë kishte në stomak

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Një rast i rrallë ka lënë gojëhapur mjekët në një spital të Turqisë, pasi një 15-vjeçar u paraqit me dhimbje të forta në stomak.

Pas skanerit ata vunë re se në stomakun e adoleshentit ndodhej një kabull karikuesi telefoni, i cili shkaktonte dhimbje të tmerrshme.

Mjekët u detyruan të fusin në operacion 15-vjeçarin për të bërë të mundur nxjerrjen e kabullit.

Karikuesi ishte rreth një metër i gjatë dhe kishte një nyje, gjë që e bënte edhe më të vështirë heqjen e tij.

Ndërkohë që nuk ka detaje se si përfundoi karikuesi i telefonit në stomakun e 15-vjeçarit. Ndërsa kujtojmë se një vit më parë një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në Skoci, por këtë herë 9-vjeçari e kishte gëlltitur me dëshirë për shkak të një sfide në tik-tok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat