Edi Ramës do të ia sheh sherrin Serbia me gjithë Vuçiqin

Opinione

Edi Ramës do të ia sheh sherrin Serbia me gjithë Vuçiqin

Nga: Adem Bytyçi Më: 5 gusht 2021 Në ora: 09:18
Adem Bytyçi

Edi Rama, i'u ka afruar aq shumë Serbisë dhe Vuqiqit , bash si dikur bashkëmendimtarët idelogjik të tij Enver Hoxha , Hisni Kapo dhe Lirije Gega etj.

Të gjithë këta bashkë e përqafonin Marshall Titon, Milladin Popuviqin , Alexader Rankoviqin , anti shqipëtarët më të përbetuar ditën ,ndërkaq këta të gjithë së bashku vrisnin me qindra dhe mija shqipëtarë natën me arsytimin se, këta ishin bollist e armiqë të popullit shqipëtarë dhe armiq të "vëllezerëve" të tyre serbo-jugosllav, thoshin bashkë me Enver Hoxhen në krye.

Bili Enver Hoxha, e patë dërguar njësi ushtarak në Kosovë për t'i ndihmuar vllëzrit e tij Serbo - Jugosllav për të vrarë bollist e nacionolist shqipëtarë ,duke menduar se pakë shqipëtarë të Kosovës po vriste ushtria e Marshall Titos dhe e Milladin Popoviqit .

Ishte një kohë e tmerrshme për shqipëtarët , Ever Hoxha i vriste andej kufirit në Shqipëri , këndej kufirit shqiptarët e Kosovës të cilët nuk pajtoheshin me rexhimin e Titos, i vrisnin bashkë ushtria Enver Hoxhës dhe e Tito.

Të vrarët shqipëtarë për të arsyetuar dhe konsoliduar pushtetin e tyre Enver Hoxha dhe Titoja ,i etiketonin si nacioalist ,bollist dhe "bashkëpuntorë" të armikut.

Edhe pas kaq shumë vitësh Edi Rama , po mundohet të luan një rol të ngjajshëm kundër shqiptarëve të Kosovës si dikur Enver Hoxha ,veqëse nuk po thotë se, Shqiptarët që i masakrojë Millosheviqi me gra pleqë e fëmijë ishin armiqë.

Për ata që i vrau, masakrojë , i preu e i djegi Millosheviqi ,shqipëtarë të Kosovës punë e madhe për Edi Kristaq Ramen, i'a shtriu dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit Serbisë , ende pa u terë gjaku i shqipëtarëve të vrarë , të therrur me bojaneta dhe të djegur të gjallë dhe pasi të jenë masakruar në furrënalta të fabrikave të cilat Serbia i kishte shndërruar në krematoriume të trupave të shqipëtarë të vrar dhe masakruar nga ushtria dhe policia serbe.

Presidenti aktual i Serbisë fashiste dhe gjenocidale anti shqiptare dhe anti Kosovë Alexander Vuqiq, dikur bashkëpunëtor i Millosheviqit , kasapit të Ballkanit, duke menduar se Rama është bashkë me të dhe Shqipëria "bashkë" me Serbinë, si dikur në Kohën e Esat Pash Toptanit , me Kosovën mund të bëjë ç'dojë, dhe të gabojë t'i turrêt ushtarakisht Kosovës për ta rikolonizuar përseri , do t'ia sheh sherrin mikut të tij Edi Kristaq Ramës ,sepse do të ballafaqohet me NATON , me qrast ,duke menduar se do ta aneksojë Kosovën ,do ta humb Sanxhakun, Vojvodinën , Republikën serbe të Bosnjês dhe pjesë tjera të teritorit serb të populluar me popullatë shumicë jo serbe.

Vuqiqi , bashkëpunëtori më i afëratëdikur i Millosheviqit , duhet ta di , se përkundër miqësisë së tij me Edi Ramen dhe të Shqipërisë me "Serbinë", Kosova nuk është vetë.

Serbia, duke u përpjekur për ta realizuar Serbinë e madhe ,Serbinë do ta shndrrojë në një Serbi , e cila do të ishte aq ,sa ka qenë parase të anexonte teritorêt e popujve tjerë për të arritur madhësin të cilën e ka aktualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat