Politika e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës është qesharake

Opinione

Politika e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës është qesharake

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 gusht 2021 Në ora: 07:12
Adem Bytyçi

Pas shpalljës së pavarësisë dhe ligjitimimit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata ndërkombêtare e drejtësisë, subjektivitetin ndêrkombêtarë të shtetit të Kosovës e njohen mbi 100 shtete të botës, ndêr të cilat edhe shtetët më të fuqishme dhe më me influencë në politikën globale ndërkombëtare. 

Serbia, duke qenë e pakënaqur me procesin e njohjës së Kosovës nga shtetët e botës, fillojë një politikë vërtetë qesharake të cilën nuk e njeh e Drejta ndêrkombëtare dhe praktika e kësaj të drejtë në mes shtetëve Sovrane serioze dhe të pavarura, çnjohja nga shtet të cilat e kanë njohur më parë pavarësinë e një shteti të caktuar në rastin konkret pavarësinë e Kosovës.

Serbia, po e ushtron një aktivitet të pa ligjshëm kundër Kosovës në kuptimin e të drejtës ndërkombêtare, lobimin të disa shtete jo serioze, dhe të pa konsoliduara për çnjohjen e Kosovës, posi që ato shtete më parë e kanë njohur subjektivitetin ndërkombêtar të shtetit të Kosovës.

Serbia, ka shpenëzuar dhe vazhdon të shpenzojë shuma marramendëse parash të disa shtete për ta çnjohur pavarësinë e Kosovës ,posi që më parë e kanë njohur.

Suksesi i Serbisë në kêtë Aspekt nuk është edhe aq i madhë pasi që viktimë e një politike të tillë të Serbisë në kundërshtim me të drejtën ndërkombêtare janë duke rënë një numër tepër simbolike e shtetëve në tē cilat dominojnë regjimet diktatoriale, totalitäre dhe të korruptuara. 

Këto ditë Presidenti aktual i Serbisë Alexander Vuqiq, pas dëgjojë Chefin e shtetit Turk,Taip Erdogan, të këtë thënë se do të bashkëpunonte me Presidentin Amerikan Jeo Biden, për të lobuar për njohje të reja të Kosovës të ato shtete të cilat akoma nuk e kanë njohur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës , e luti Presidentin Erdogon, që mos të lobojë për njohje të reja të Kosovës, përderisa vazhdojnë negociatatë Kosovë - Serbi.

Përgjegjëja e Presidentit Erdogan të Turqisë mike të Kosovës ,në kërkesën e Presidentit serb Alexander Vuqiq, ishte fare diplomatike, Turqia, tha ai, i përkrah negociatatë Kosovë- Serbi, për të gjetur një zgjidhje paqësore, por nuk i tha Presidentit serb se nuk do të lobonte me Presidentin Amerikan Jeo Biden për njohje të reja të Kosovës të shtetët cilat akoma nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.

Ekziston bindja se, politika Amerikane do të jetë shumë më  agresive se derimetani për  të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të arritur një Marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë‐Serbi, e cila do të nënkuptonte edhe njohjen reciproke, ani pse Serbia është konsistent kundër një Marrëveshje të tillë ,duke ëndrruar në një zgjidhje të statusit të Kosovës më " pakë " se shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat