Lutfi Haziri dikur!

Opinione

Lutfi Haziri dikur!

Nga: Adem Bytyqi Më: 20 gusht 2021 Në ora: 07:55
Adem Bytyqi

Lutfi Haziri i LDK-së dhe vizioni i tij politikë lidhur me arritjen e një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi!

Edhe pse burri i urtë e i "mençur" sa nuk bën, Ledekist, "atdhedashës " i zjarrtë, Lutfi Haziri në Emisonin të gazetarit Panduri, në TV- Dukagjini, mbrëmjen e dt.19 gusht, ndër të tjera tha : Serbisë duhet t'i japim diçka për të na njohur, ndonëse Serbisë i paska "borxh" Kosova sipas këtij vizionari të LDK-së.

Më tutje ky politikan vazhdojë të thoshte t'i japim Serbisë disa fshatra me popullsi serbe të Kosovës, e Serbisë t'ia marrim Luginë e Preshevës për t'ia Bashkuar Kosovës.

Politikë tipike që ka të bëjë me shkëmbim territoriale Kosovë - Serbi, të cilën e kanë kundërshtuar shtetet më të fuqishme të Evropës, ndër të cilat edhe Gjermania.

Ky ishte z.Lutfi Haziri i LDK-së, i cili dikur ishte në krah të Presidentit Thaçi, i cili proklamonte shkëmbime territoriale me shtetin serb, por më vonë akuzonte kundërshtarët e tij politik se nuk e thoshin të "vërtetën" se ai kurrë nuk e kishte iniciuar një çështje të tillë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Tani, duke qenë se LDK-ja e Lutifi Hazirit e përfaqësonte atëherë Kosovën në negociatat me palën serbe në Bruksel, për arritjen e një Marrëveshje paqësore Kosovë ‐Serbi, si mund t'i besohet kësaj partie se nuk do të ishte në tavolinën e negociatave edhe opsioni i shkëmbimit të territoreve Kosovë ‐ Serbi, i cili thuhet se do të ishte dhe është shumë i dëmshëm për Kosovën.

Madje, nëse për as gjë tjetër partinë e "VIZIONARIT" Lutfi Haziri, LDK- në duhet falënderuar e nderuar me surlë e tupan për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të pakicës serbe në Kosovë, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ,një e keqe kjo e madhe për Kosovën, nga e cila për të shpëtuar Kosova, i duhet shumë mund, energji, unitet dhe mençuri.

Nëse vazhdohet me koncesione të Kosovës ndaj Serbisë, ka gjasa se, shteti i ardhshëm i Kosovës do të jetë më pakë se Kosova e Kushtetutës së 74-tës.

Stop me koncesione tjera Serbisë, nëse duam ta kemi një shtet normal si të gjitha shtet tjera në rajon dhe më gjerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat