Koha për bashkimin Kosovë- Shqipëri

Opinione

Koha për bashkimin Kosovë- Shqipëri

Nga: Dr.Koco Danaj Më: 22 shtator 2021 Në ora: 07:44
Dr.Koco Danaj

Po sikur të veprojme ndryshe!!

Ka dy ditë tensioni midis Serbisë dhe Kosovës. Qeveria e Kosovës  ka të drejtë. Pse? Unë si Kosovë jam e pavarur. Me njohin 110 shtete. Për më tepër më njef SHBA, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia etj etj. Dhe unë po vendos reciprocitetin me një shtet që kam në kufi. Po ai shtet ka një pakicë serbe në Kosovë dhe nuk më njeh. Po dhe unë kam një pakicë në Serbi që quhet Kosovë Lindore dhe e njoh. Siҫ respektoj unë serbët që kam, respektoni dhe ju  shqiptarët që janë brenda juridiksionit tuaj. (Deri tani unë i kam respektuar shumë herë më tepër se ju serbët).

Po jo se unë  dua të jem mbi ju thonë disa politikanë serbë që ju ka mbetur ora politike në vitin 1987 kur ligjin e bënte Milloshevici. Bukur.

Por kemi dhe një arsye tjetër më madhore.

Cila është ajo?

Shqipëria e ka në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Këtë Kushtetutë e ka miratuar SHBA dhe BE.

Kosova udhëhiqet sot nga një parti që ka bosht të programit të saj: Bashkimin Kombëtar. Emrin e ka VETËVENDOSJE. Me këtë e nisi  në dhjetor  dhe me këtë emër fitoi një shumicë dërrmuese në shkurt.  Askush nuk e pengoi, as në SHBA dhe as në BE të krijonte qeverinë.

Atëherë?

Problemi është i thjeshtë për tu zgjidhur. Po si do thoni ju? Shqipëria dhe Kosova shpallin Konfederatën shqiptare. Jemi brenda demokracisë, brenda Vetëvendosjes.

SHBA dhe BE do jenë dakord, përjashto ndonjë shtet të BE.

Dhe kështu zgjidhet dhe kriza që filloi me reciprocitetin. 

Problemet e tjera që kanë serbët në Bosnje apo Mal të Zi, le t’i zgjidhë me SHBA dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat