Kosova, reciprociteti dhe Serbia?!..

Opinione

Kosova, reciprociteti dhe Serbia?!..

Nga: Dibran Demaku Më: 27 shtator 2021 Në ora: 22:19
Autori

Ditë më parë kur Kosova e vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë me targat e automjeteve,dhe për zbatimin e kësaj mase dërgoi policinë speciale në veri të Kosovës,dikush nga zyrtarët e lartë të qeverisë së Kosovës deklaroi duke thënë se kemi të gatshëm për të gjitha opsionet dhe se prapa nuk do të kthehemi me asnjë kushtuar?

Deklarata e dhënë si e tillë në masat e gjëra të popullit u përkrah Pa rezervë. Por siç duket,më kalimin e ditëve,krahas kërcënimeve të Serbisë si dhe thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare se të dyja palët duhet ti ulin gjakrat dhe të ju kthehen tavolinës së bisedimeve? Ky Fakt do të thotë se është pala  kosovare ajo që si të thuash do t‘i „dorëzojë“ armët? Një dorëzim i tillë do ta dobësojë edhe më shumë poziten negociuese të Kosovës vizavi Serbisë.

Flitet se pritet që sigurinë për veriun e Kosovës do ta bëjë KFOR-i,dhe njësitet policore të Kosovës do ta lëshojnë veriun e vendit dhe do të kthehen andej nga kanë ardhur. Nëse ndodhë një një opsion ii tillë Kosova do të mbetet siç thuhet në lojën e shahut në pat posicion.


Nëse ndodhë që policia speciale e Kosovës ta lëshojë veriun e vendit,dhe nëse me një akt të tillë pajtohet edhe politika dhe politikanët e vendit,atëherë Kosova në raport më Serbinë do të pësojë fiasko vështirë të riparueshme?
Qeveria dhe politika kosovare duhet urgjentisht të bashkohen në mënyrë që të flasim me një gjuhë?
Nëse Serbia tërë kohën e përdori gjuhën e forcës,atëherë edhe Kosova do të duhej ta përdorte të njëjten.Fundi i fundit,është treguar sa e sa herë se Serbia e njeh dhe i bindet vetëm forcës?!…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat