Sintagma “Shqipëri e madhe” e Ramës dhe Vuçiq “ – alibi për “Botën serbe”

Opinione

Sintagma “Shqipëri e madhe” e Ramës dhe Vuçiq “ – alibi për “Botën serbe”

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 13 tetor 2021 Në ora: 08:30
Ruzhdi Peçani

Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për “Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, ka ngjallur reagime të shumta –në veçanti nga ata që e pritnin këtë “gatim” edhe si porositës.Dhe tani Rusia dhe Serbia mund të fillonin propagandën e ashpër drejtë Kosovës.

I menjëhershëm ishte reagimi i Rusisë: “Apsolutisht e papranuar”,Rusia kritikon planin e krijimit të „Shqipërisë së madhe”.Këtë e kishte dhënë zëdhënsja e e Ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë Marija Zaharova. Zaharova ka shtuar se “këso deklarime apsolutisht nuk përputhen me në kontekstin e angazhimit të Beogradit dhe Tiranës për formimin e tregut të përbashkët së bashku me Shkupin në kuadër të iniciativës rajonale ‘Open Ballkan’ “.

Mëtej, Zaharova kishte thënë se ekzistojnë veprime të sforcuara në promovimin e konceptit të “Shqipërisë së madhe”,duke përmendur edhe memorandumin e kongresit të komunave shqiptare,të 27 nëntorit që do përfshinte edhe Kosovën”-TASS .Kjo është një përpjekje e fshehtë për formimimin e hapsirës së përbashkët shqiptare jashtë kornizave ligjore dhe në kundërshti të sovranitetit të shteteve të pranuara ndërkombëtarisht.Deklarimi i sajë ditën e martë.

Mediet dhe portalet në Serbi,shkruajnë se takimi i përbashkët i dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosoves,që do bëhet në Kosovë ka për qëllim formimin e “Shqipërisë së madhe”,titull tjetër si ky: ”Takim i rrezikshëm në Kosovë! Po krijohet ‘Shqipëria e madhe’ “.

Një kandidate për asambleiste nga PDK-ja, ka deklaruar se nëse është nevoja do t’i mbledhin edhe 30 mijë nënshkrime të qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës. Bashkimi i Mitrovicës, përrallë e vjetëruar fushate.Një veprim i pamatur, diletantizëm politik.Mu tani kur Serbia do tentoj të sforcoj kërkesën për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.Për Serbinë kjo sikur e porositur i shkon.Tani kur

synimi i Vuçiqit është që të bëjë faktike “Zajednicën”, e cila në një të ardhme jo të largët do të shndërrohej në një “Republika Serpska”.

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën” është kjo mantra e thurrur nga Edi Rama? Për çfarë qëllimi është plasuar kjo? Edi Rama nuk është diletant,duhët ta ket menduar mirë,qëllimi ishte t´i bëjë presion Bashkimit evropian për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës,apo e planifikuar që moti dhe e plasuar në kohën dhe “momentin e duhur”,në interes të “Botes Serbe”dhe “Open Ballkan” me të cilën qëndron i mishëruar thellë.

Po,pse e bëri këtë kryeministri i Shqipërisë dhe kujt i shkon përshtati ? Pa asnjë dyshimi i shkon si ndihmesë Serbisë, e bëri këtë për mikun e tij Aleksandër Vuçiq?! E bëri me plotë vetëdije se kjo shkon në rikthimin e projektit të ndarjes së Kosovës!Edi Rama,po ua kalon Rusve për ndihmë Serbisë,ngase ky po u dhuron armë më të sofistikuar politike për coptimin e Kosovës.Pra, po u dhuron armën e argumentit,kështu “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën” do ishte alibi për Serbinë për krijimin e "botës serbe" në një shtet të vetëm, për të krijuar Serbinë e Madhe!

Përse Edi Rama,pas asaj bashkimit të “Kosovës me Shqipërinë ”,tani bëri një permutacion në bashkimin e “Shqipërisë me Kosovën”.Dhe kjo ka shpjegimin: se tani Kosova do ishte e përgjysmuar sipas Edi Ramës.

Kështu që tani kjo “E bën që Serbia t'u thotë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën "Mos e njihni një shtet që nuk ka ndërmend të ekzistojë si i tillë, sepse një ditë Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Në fund të fundit këtë e thotë vetë kryeministri i Shqipërisë"!

Të kujtojmë se si nga diletantizmi politik ndihmonim Serbinë,për fushtën e saj agresive drejtë shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.Në 2020, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqipërinë, si një paralajmrim dhe shprehje mëllefi ndaj BE.

Dhe që atëherë këti deklarimi të Ramush Haradinajt për bashkimin me Shqipërinë,kishte reaguar Profesori Enver Bytyçi,politolog dhe studiues përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se “Ramushi po flet pa dashje si Edi Rama, se po flet për bashkimin me Shqipërinë, pa e ditur çfarë kosto ka kjo logjikë për Kosovën ..”.

Dhe ky ishte reagimi në mediet serbe me lajmin se po bëhet ”Shqipëria e madhe” dhe se shteti i tyre duhët ta pranoj këtë shtet,i bërë me një qëllim të caktuar nga Vuqiç që duhët kuptuar ndryshe.

Sintagma e bashkimit kombëtar,pra bashkimit të Kosovës me Shqipërinë,edhe si legjitime që është,por hë për hë është moment dhe kohë e gabuar.Serbia këtë intencë ka që nga viti 1981,në veçanti,e kishte përdor si një përpjekje të vazhduar të shqiptarve për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” si një propagandë të plasuar, në planin ndërkombëtar, dhe alibi ishte që të mbuloj terrorin që do bënte ndaj Kosovës në vazhdimësi.

Këtë e bënë dhe tani si fushtatë për minimin e shtetësisë së Kosovës duke bërë një fushatë të egër dhe skizofrene diplomatike . Kjo deklaratë e ish Kryeministrit Ramush Haradinaj,jo se ishte bërë në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të jashtzakonshme, që ndodhën më 14 shkurt, ka bërë që të shkaktonte edhe reagime edhe nga Rusia. Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesë, ku deklaratën e Haradinajt e konsideron një provokim.

“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, thuhet në reagim.

Nga e gjithë kjo anlizë që rrjedhë nga Beogradi dhe mbështetur nga Rusia.Këtu qëndron karemi.Rusia jo se këtë e bënë për Serbinë,që ta tërheq pas vete,po e bënë për interesa të saja gjeopolitike.Ngase kështu do frenonte hyrjen e Serbisë brenda BE dhe do forconte prezencën e sajë në Ballkanin Perndimor, duke mbajtur një status quo.Pajtimi i Rusisë dhe Serbisë për ”Shqipërinë e madhe” qëndron në forcimin e pozitës së negocimit, ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Sebisë së Madhe.

Nga analitik politik dhe politolog në Beograd,për qëllimet e tyre, sipas analizave të tyre “ mendimi i atyre nga jashtë, se sado që disa do mundoheshin që të mjegullojnë fotografinë,për Shqiptarët rruga për në Evropë gjithnjë qon kah Beogradi, kjo sot kërkohet më shumë se kurrë.Për të ndërprerë konfliktet e shumëta që kishim, për të siguruar një të ardhme për pasardhësit tanë, kërkohet që të ndodhë një marrëveshtje historike mes Serbeve dhe Shqiptarëve, për çka dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk po ofron një konturë të gjerë.”

Një gjë qëndron qartë.Kur në neurozat socio –politike,që dominojnë në Ballkan,Kryeministri Edi Rama me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq tentojnë të bëjnë maskenball politik,qoftë edhe në regjinë e huaj – padyshim të Rusisë.Dhe këtë maskenball e do Moskva dhe Beogradi,që sërish të valvitnin flamujt e bashkimit nacional serb – “Botës serbe”.

Nuk duhët harruar se akoma te Rusia dhe Serbia mbretron mendimi i jostabilitetit të Ballkanite dhe kjo është Rusia me satelitin e sajë Serbinë ,po edhe ndihmësit që u bëjnë punë si ,për fatkeqësinë tonë, kryeministri Shqiptarë Edi Rama.

SigurIsht se Serbisë dhe Rusisë nuk u përgjigjet dialogu në Bruksel për normalizimin e mardhënjeve mes Kosovës dhe Serbisë,me një marrëveshtje të njohjes së dyanshme.Nuk u konvenon atyre që nuk duan paqën,stabilizimin e gjendjes në Ballkan dhe inegrimeve euroatlantike.Dhe këtë Rusia dhe Serbia me padurim pritën këtë tregim të Edi Ramës.

P.S

“Serbët ishin të parët që na ndihmuan“. Kjo ishte fraza me të cilën Edi Rama iu drejtua shokut të tij të ngushtë, Aleksandër Vuçiq, ky i fundit mundohej të fshihte modestinë . Pikërisht kjo gjë i duhej presidentit serb, të fshehte fytyrën e vërtetë të një krimineli. Këtë favor ia bëri Edi Rama. Me apo pa dashje Edi Rama harroi se ishin të parët shqiptarët e Kosovës që i erdhën në ndihmë Shqipërisë, në nëntorin e vitit të kaluar, flasim për tërmetin.

Kosova nuk flinte e qetë derisa Shqipëria dridhej, pa përjashtim, të gjithë hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për të pritur vëllezërit nga Shqipëria. I hapën kuletat të gjithë, edhe ai që i kishte vetëm 5 euro në xhep nuk kurseu, FSK shkoi në kohë rekord në Thumanë dhe zonat e prekura, të gjithë u bëmë një.

E pa imagjinuar ,e dhimbëshme ,e kobshme,kjo që përjetjmë kohën që kryeministri i Shqipërisë ka anashkaluar Kosovën duke i qëndruar afër Serbisë, dhe lartësuar Serbinë, duke fshehur një të vërtetë tashmë të njohur: Kosova iu gjend e para Shqipërisë, sepse i takonte, sepse jemi NJË. Po,ja që kryeministri Shqiptar vazhdon të mendoj ndryshe dhe sot !!

Tani pyesim se kujt po i ishërben kryeministri i Shqipëris Edi Rama?

Padushim ,interesave kombëtare Shqiptare –JO!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat