Kush e ndau Mitrovicën?

Opinione

Kush e ndau Mitrovicën?

Nga: Faton Mehmeti, Bota sot Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:20
Autori

Aksioni i kësaj të mërkurë në Veri i forcave Speciale të Kosovës, e cila u shoqëruar me dhunë, tregon dhe një herë se situate atje është shumë e brishtë.

Me pak fjalë, Veriu i Kosovës është bombë me sahat. Të gjitha ata që akuzojnë qeverinë për dështim të aksionit në Veri, pa dashur të mbrojë askënd, thjeshtë për ta thënë të vërtetën, ia vlen të përmendim disa gjëra.

Në vitin 1999 forcat ushtarake franceze e dërgojnë me veturë të tyre në Mitrovicë, Hashim Thaçin, për të ndaluar protestën e stafit të Spitalit të Mitrovicës që donte të shkonte në vendin e tyre të punës.

Ky është një nga momentet me të cilën edhe fillon ndarja e qytetit të Mitrovicës. Ne atë kohë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dërgohet dhe kthehet me makinë në të cilën shihet se ishte një ushtar francez.

I shoqëruar nga Kadri Veseli, atëkohë Shefi i Shërbimit Informativ i Kosovës, Hashim Thaçi ju thoshte protestuesve që të besojnë te bashkësia ndërkombëtare. Ngjarjet e pastajmë treguan se ky moment ishte deciziv për ndarjen e Mitrovicës.

Fillimisht lejoi që të ndahej, pastaj Hashimi derisa ishte kryeministër i Kosovës, banorëve shqiptarë të revoltuar iu premtonte banorëve se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre. Për më tepër, Hashim Thaçi në pozitën e shefit të qeverisë së Kosovës, më shumë së një vit negocionte me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, përfshi edhe jo pak çështje me veriun e vendit.

Derisa shqiptarët atje po ballafaqoheshin me probleme të ndryshme, për të kërcuar ca vota në Mitrovicë, Kadri Veseli deklaronte “të gjithë për Mitrovicën.

Mitrovica është e Kosovës dhe Mitrovica është një folklorizëm pa asnjë të vërtetë. PDK mendonte se bashkimi bëhet me peticione, të cilat i kishte nisur, edhe sot mendojnë njësoj, varfëri mendore dhe vizionare.

Shtëpitë e shqiptarëve të asaj pjese të djegura, nuk patën mbështetjen e PDK, ndonëse Kadriu premtonte se do të vazhdojë iniciativa e nisur më herët e që kishte mbetur në gjysmë, për rindërtimin e gjitha shtëpive të djegura gjatë luftës në Veri, për tu mundësuar qytetarëve kthimin në pronat e tyre, e cila nuk ndodhi asnjëherë.

Pa dashur të fajësojmë askënd, duhet kujtuar se në vitin 2007, përkatësisht që nga përfundimi i negociatave të Vjenës, propozimi gjithëpërfshirës i përgatitur nga Marti Ahtisari parasheh ndarjen e Mitrovicës në dy komuna, në Mitrovicë të Veriut dhe Mitrovicë të Jugut.

Kjo ndarje është jetësuar gjatë kohës sa në pushtet ka qenë Hashim Thaçi, ish kryetar i PDK-së. Gjërat duhet të shih siç janë, spo them se Hashimi apo Kadriu kanë dashur të ndahet Mitrovica, ata nuk kanë bërë asgjë për të parandaluar një gjë të tillë, sado që simbolike të ishte ajo.

Edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër, Hashimi s’ka pasur guxim, me përjashtim një herë që bëri një intervenim në Veri pa plan, ku mbeti i vdekur një polic, pa arritur asnjë objektiv.

Sikur të kishte pasur vendosmëri dhe një plan të mirëfilltë, gjërat do të shkonin shumë më mirë në favor të integrimit të asaj pjese të Kosovës.

Duhet të ketë një plan nga të gjithë partitë shqiptare dhe jo vetëm, që Veriu të integrohet, shqiptarët që janë në atë pjesë të mbështetën në të gjitha format dhe mënyrat, në mënyrë që mos të spastrohet ajo pjesë nga shqiptarët.

Qeveria aktuale ka të drejtën e Zotit që të bëjë aksione sa herë që e sheh të nevojshme, me serbët që duhet të mësohen një herë e mirë qe edhe Veriu është Kosovë.

Kush e ndau Mitrovicën, këtë pyetje e bëjnë të gjithë, në politikë secili mundohet t’ia hedh njëri tjetrin, e vërteta ne bazë të asj që kemi pa ka të bëj me mos intervenimin e Hashimit për të ndaluar një gjë të tillë, pasi nda nuk bëri asgjë për shqiptarët atje që mos të lëshojnë trojet stërgjyshore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat