Gënjeshtarët!

Opinione

Gënjeshtarët!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:33
Ilustrim

Po bien orët e fundit të fushatës për zgjedhjet komunale të 17 tetorit,ndërsa kandidatë për kostumet e të parit e komunës i kanë shpeshtuar takimet,tubimet dhe vizitat me premtime për hava.Në këto takime e vizita dalin edhe gënjeshtarët më të mëdhenj të popullit të Kosovës.Në tubime e vizita përsëriten premtime prej njëzet vitesh.Janë premtime që dëshpërojnë dhe demoralizojnë qytetarët.

Qytetarët duhet ta përdorin votën e tyre si armë të vetme për ndryshime radikale në çdo pore të jetës dhe punës.Sepse,komunat nuk duhet lënë në duart e njerëzve që krejt karrierën e tyre politike dhe ëndrrat i reduktojnë në tendara.

Të jesh zgjedhës është edhe përgjegjësi,sepse zgjedhja jonë  është edhe gjithë ajo që don të korrim përgjatë një mandati katërvjeçar.Andaj,jemi përgjegjës që të zgjedhim më të mirin,më të drejtin dhe më të ndershmin.Pra,zgjedhësit duhet të vlerësojnë.Duhet të vlerësojnë nga faktet e drejta dhe jo nga mitet e krijuara me qëllim të mjegullimit të zhvillimit të proceseve te ne,por edhe të prezentimit të personazheve politike në skenën tonë.

Është momenti i fundit kur qytetarët duhet të vetëdijësohen dhe votën e tyre t’u japin kandidatëve të cilët do të hapin vende të reja të punës,etj,e jo të votojnë kandidatët që edhe më tutje do të vazhdojnë të abuzojnë me para të taksapaguesve siç ka ndodhur deri më tash.

Po kush u beson sot premtimeve.Mundesh me premtu pa mendu.Por,shtrohet pyetja se:a mbeti diçka pa u premtu nga po këta dhe të tjerë politikanë që nga paslufta dhe çka u realuzua deri më tash?

Ndoshta mund ta kem gabim.Por,vështirë se do të ketë mrekulli edhe në këto zgjedhje komunale të cilat do të shpëtonin komunat e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat