Bëjë si të them unë e mos bëjë çfarë bëj unë?!...

Opinione

Bëjë si të them unë e mos bëjë çfarë bëj unë?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 15 tetor 2021 Në ora: 09:51
Dibran Demaku

Vite më radhë Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti kanë bërë të themi kushtimisht politikë të rrugës.Kjo parti sa kohë që ishte në opozitë mohonte gjithçka,e shpeshëherë e mohonte edhe vetë Republikën.

Të gjithëve na kujtohen ato demonstratat e tyre(të dhunshme) që shkatërronin gjithçka që gjenin përpara.

Mjaftonte që ndonjë ministër serb të fliste fjalë urrejtëse(rasti i ministrit Jabllanoviq)që Lëvizja Vetëvendosje të demonstronte para objekteve qeveritare duke dëmtuar ato objekte dhe duke kërkuar shkarkimin e ministrit në fjalë.

Dhe jo vetëm kaq.Për vite me radhë Albini dhe vartësit e tij digjnin Kuvendin e Kosovës(duke krijuar një imazh të keq) në emër të mbrojtjes së Republikës,të cilën nuk e njihnin?!

Tash e njejta parti politike dhe i njejti Lider,kanë ndërruar pllakë.
Hiç më larg se dje,kur nga ana e gazetarëve Albini u pyet se a do të shkarkohet ministri serb i qeverisë Goran Rakiq ai pa ekuivoke e dha deklaratën negative!

Dhe kur dëgjon diç të tillë nga individi që vite me radhë kishte deklaruar se: sikur të ishte ai në pushtet do të bënte kështu e ashtu,se do ta bënte këtë e atë,ndërsa kur tash është në krye të pushtetit të vendit i mbyll veshët dhe bën sikur nuk i ka dëgjuar ato që i tha publikisht ministri i tij në Rashkë të Serbisë para presidentit serb,Vuçiq!

Nëse lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i vendit nuk i ka dëgjuar fjalët e ministrit të tij serb Rakiq,po ia rikojtojmë:Ministri serb në qeverinë e Kosovës,Goran Rakiq,në Rashkë të Serbisë para presidentit dhe para kreut politik dhe ushtatak të vendit në fjalë tha hiq më pak se nëse edhe njëherë ndodhë që njisia specisle e policisë të Kosovës “ngjitet” në veriun e vendit,ai,pra ministri Rakiq dhe serbët e veriut do ta luftojnë atë,pra policinë e Kosovës me të gjitha mjetët që kanë?!

Nëse një deklaratë e tillë e një ministri të qeverisë së Albinit nuk mjafton për ta shkarkuar( thënë të drejtën ministri në fjalë do të duhej të arrestohej sapo të rikthehej në vend) atëherë diçka nuk është në rregull me qeverinë e vendit dhe të kryeministrit Kurti!
Apo Kurti dhe qeveria që udhëheq ai punon në stilin:Bëjë si të them unë e mos bëjë çfarë bëjë unë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat