“Rënia e rrënimi i PD-së erdhën natyrshëm, vetëm për meritat e saj”

Opinione

“Rënia e rrënimi i PD-së erdhën natyrshëm, vetëm për meritat e saj”

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:53
Skënder Sadri Kapiti

Pjesë nga shkrimi:”Me rënien e komunizmit në Shqipëri dhe me vendosjen e sistemit pluro-partiak u duk se pas persekutimit gjysmëshekullor do të fillojë të rilindë e Djathta Shqiptare, gjë të cilën e mori përsipër si e tillë Partia Demokratike.

Por koha tregoi se lidershipi i saj e përdori të djathtën si maskë mashtrimi për të siguruar votat dhe pushtetin e madje edhe duke mashtruar dhe ndërkombëtarët se PD-ja mbante dhe flamurin e demokratizimit të vëndit dhe të integrimit.

Pushteti PD-ne e diskreditoi si parti të djathtë pasi vetëm e tillë nuk ishte dhe nuk kishte as filozofinë dhe as prakticizmin e të Djathtës  në lidhje me vlera të tilla si: trashëgiminë dhe traditën,as me konstitucializmin, me pronën, me” lirinë nën ligj”, me barazinë në votë, as në tolerancën kundër konfliktit, as me përparimin intelektual,,debatin dhe as me personalitetin kundër pengesave të individit për të arrirë talentin dhe të mirën etj.

Si filozofi dhe praktikë PD tregoi se kishte marrjen e pushtetit me çdo mjet për të siguruar sundim ,autoritet ,pasuri e para . Për ditë po faktohet se Lidershipi i PD-së dhe shpura drejtuese politike e saj dhe e pushtetit të saj paska punuar si një skalion e detashment  korruptiv i pashëmbullt ku si lubrifikant i funksionimit të shtetit dhe shoqërisë paska qënë korrupsioni, grabitja e vjedhja e parasë publike dhe e pasurive private e kombëtare, mosfunksionimi i drejtësisë dhe i shoqërisë dhe ndërtimi i një sistemi mirëfunksional  piramidal korrupsioni, evazioni fiscal, bixhozi etj.

Patia Demokratike ka funsionuar si një strukturë partiake regjimi ku së pari vigjëlohej e survejoheshin antarët e saj dhe zbulimi i elementëve të dyshimtë po që ishin potencialisht të papranueshëm dhe të dëmshëm për liderin e PD-së që vuante nga deliri i madhështisë dhe kompleksi i inferioritetit, vertetuar nga ajo që ai dhe shpura rreth tij ndërmorën një presion deri dhe shpifje e akuza ndaj ishpresidentit Topi me qëllin të dëbimit të tij nga PD, po dhe të asgjësimit politik të tij  vetëm për faktin se ai ishte më i kompletuari si personalitet fisnik dhe më superiori politikisht, qytetarisht dhe i papërfolur për korrupsion se të gjithë drejtuesit e tjerë të lartë të PD-së .

Jo vetëm kjo po dhe se Topi do të ishte dhe kandidati më i merituar për ta drejtuar PD- në dhe për t’i dhënë asaj konfiguracionin ,fizionominë dhe reformimin e saj si një e Djathtë e Vërtetë.

Mashtrimi i të djathtës dhe korrupsioni në pushtet e ka kunsumuar së tepërmi PD-në sa që pa ndonjë ndërmarrje për një transformim të thellë nuk mund të bindë më se ajo mund të prodhojë alternativë bindëse. Dhe se zbatimi prej saj i Platformës Katovica  i ka hipotekuar politikës dhe pushtetit të saj deri më sot autorësinë e tradhëtisë ndaj desidencës antikomuniste dhe ndaj të djathtës, dhe fakti se në zgjedhjet për kryetar Bashkie në Korçë e thelloi humbjen në krahasim me ato parlamentare të 4 muajve më parë do të thotë se  tatëpjeta e saj vetëm sapo rritet.

Për antarësinë e PD-së tashmë është bërë e qartë loja dhe spekullimi që kanë bërë sëra hajdutokratike e qeveritarëve të saj dhe xhambazllëku politik me vullnetin e votuesve të saj, pasi nuk ka se si të  lexohen ndryshe akrobacirat e pandershme politike të liderit të saj, Berisha, që herë i dëbonte e më pas i afronte dhe joshte me poste ministrash e me të tjera, individë të tillë si me Imamin e Cekën, me  Pollon  e Selamin, me Shehi-Shehun , Tritan e Dashamir që janë plakur politikisht e të lodhur nga ecejaket politike sa poshtë –lart siç bënte dikur Mao Ce Duni me të “riedukuarit “ e me “pishmantarët”.

Nuk mund të lexohet ndryshe dhe kualicioni me vetmitarin republikan Mediu të Gërdecit, me LSI-në thjesht vetëm për interesa pushteti dhe më pas vjen amoraliteti se dëgjon nga goja e ishministrave të PD-së se i humbëm zgjedhjet nga korrupsioni i LSI- së  me të cilën bashkëqeverisën, dhe kulmi i asaj që verteton se lideri i PD-së e  ka parë dhe konsideruar PD si pronë private të tij ashtu si dhe shtetin, për faktin se ai u dha tre mandate nga të PD-së tre ishdeputetëve socialistë si Kastriot Islami vetëm për faktin se vota e tyre e mbajti atë në pushtet edhe dy muaj.

Dhe mere me mend se çfarë tjetër është luajtur me votën dhe me vullnetin e antarëve, simpatizanëve dhe votuesve të PD.

PD ka degraduar dhe pa nje reformim rrenjesor  ndoshta edhe mund ta pësojë ashtu siç kanë përfunduar e përfundojnë partitë diktatoriale e ato  autoritariste si ato komuniste të Lindjes p.sh ajo e Gjermanisë Lindore, e Lidhjes Komuniste te Jugosllavisë pas Titos, e PPSH-së pas E.Hoxhës etj. po dhe siç ka përfunduar dhe LDK pas Rugovës, sepse liderët “historikë” të të tilla partive nuk e kanë për gjë që pas tyre le të bëhet qameti si me partinë e tyre e po ashtu dhe me shtetin e me shoqërinë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat