Haradinaj i drejtohet opinionit të gjerë!

Opinione

Haradinaj i drejtohet opinionit të gjerë!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 20 tetor 2021 Në ora: 20:44
Ramush Haradinaj

Të dashur bashkatdhetarët e mi të dashur!

 Unë nuk e kam zakon që të flas shumë, por ate që e kam thënë dhe e them gjithmonë përpiqem, ta them me fakte dhe ta argumentoj.

Kohët e fundit jam vënë në shënjestër nga disa individ dhe media, vetëm se po i kundërvihem kryeministrit Kurti. Së pari ju duhet ta dini që unë jam në opozitë dhe si detyrë e parë e imja dhe e opozitës është, të kritikojmë punën e qeverisë.

Unë me kritikat e mia kam kërkuar sqarime nga kryeministri Kurti që për hapat dhe veprimet e tij, me rëndësi për vendin, mos të punoi kokë më vete, pa na konsultuar edhe neve.

Së pari hyri në Veriun e Kosovës për teneqet e automjeteve. E rrezikoi policinë dhe njësinë speciale. Çka kish me than ai, po të kishte pasur viktima.

E dyta edhe ne kishim mundur të hynim në avantura të tilla, por populli thotë: me hy - hyn, po si del. Pra ai hyri, po e rrasi KFOR-in aty.

Tjetër çka dashta me thanë..., marrëveshja ekzistonte e gatshme. Në bisedimet e Brukselit, i është dashtë të kërkojë vetëm zbatimin e sajë.

Kurti për dy teneqe e rrezokoi paqen në Kosovë dhe rajon, sepse ne e pamë se si Vuçiqi e mësyu Kosovën me xhandarmëri, polici, sahana, legena dhe gjithëçka që kishte.

Sapo e kaluam avanturën e parë të Kurtit dhe ende pa u tërhequr mirë, ai sërish e mësyu Veriun. Tash gjoja për ta luftuar kontrabandën.

Ne e dimë se kontrabanda në Kosovë, Shqipni, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni e në gjith Ballkanin ka lëshuar rrënjë që moti, kurse Kurti një javë para zgjedhjeve deshi t´ia pres rrënjët asaj.

Këtu kishim kryekëput të bënim me fitimin e pikëve në prag të zgjedhjeve komunale. Këto dallavere ai mund t´ia shet kujt të dojë, po mua jo.

Pra bashkëatdhetar të dashtun edhe njëhere Kurti desh na shtini në luftë me Serbinë. Ju prapë e patë reagimin e Vuçiqit, reagimin e EU me Borrelin e Lajçakun.

Çka është më me rëndësi, ju e pat edhe reagimin e popullit tash në zgjedhjet komunale, LVV nuk e fitoi asnjë komunë. Populli nuk ha barë. Unë prej fillimit kam thënë se Kurti është rrenc.

Tash disa persona pa peshë nëpër media të ndryshme, po mi numrojnë se kur isha kryeministër premtova që brenda 3 muajve do t´i largoja vizat për Kosovën. Më akuzojnë se Malit të Zi ia dhurova Çakorrin.

Mua kështu më kishin premtuar ndërkombëtarët. Më kishin thënë: firmose marrëveshjen mbi Çakorrin dhe i largoni vizat.

 Unë nuk e besoja se ata janë kaq rrenca të mëdhenjë. Unë po ashtu me taktikë e firmosa marrëveshjen mbi Çakorrin vetëm që t´i largonim vizat, kurse kisha plane që me Malin e Zi ta negocoja marrëveshjen për kthimin e Çakorrit.

Unë më vonë skisha se çbëja, sepse ju me votën e juaj më larguat si kryeministër, prandaj pa këtë funksion, s'kisha mundësi t´i drejtohem Malit të Zi.

Më akuzojnë po ashtu disa se në zyrë e kisha pranuar Radojçiqin. Unë nuk mund t´i tregoj qëllimet që i kisha, po unë nga ai merrja informacione mbi gjendjen në Veriun e Kosovës.

Këto informacione i analizonim, i bisedonim dhe përgadisnim plane që kur ta shihnim të arsyeshme të përgaditeshim të ndërmerrnim hapa, por jo pa kordinimin dhe pëlqimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Unë nuk doja si i pa kokë ta mësyeja Veriun, siç bëri tash Kurti.

Në anën tjetër po ashtu po më akuzojnë se kam blerë tokë. Kjo është e drejtë e çdo qytetari të Kosovës. Nëse kam blerë tokë e kam blerë në Kosovë, jo në Serbi apo dikund tjetër.

Blerja dhe shitja i takon biznesit. Nëse bëj biznes kjo është e drejtë e imja dhe biznesi është formë për me zhvillu vendin, për të cilën ne kemi aq shumë nevojë.

Bashkatdhetarët e mi të dashur, përherë i juaji Ramush Haradinaj AAK./Shkrim i botuar në Mars – Rover

*Shkrimi në formë satire

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat