Lajm i ditës, shtrenjtohet buka e sofrës...!

Opinione

Lajm i ditës, shtrenjtohet buka e sofrës...!

Nga: Skender Karaçica Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:44
Autori

Në Kosovë shtrenjtohet buka e sofrës në 50 cent një bukë(!).Çmimet e bukës nuk i cakton qeveria e Kosovës, por trendi i rregullave të tregut botërorë dhe lënda e parë e miellit, që, në këto rrethana ka nis të jetë e paktë në treg...!

Qeveria e Kosovës me një dekretligj duhet të shoh nga afër se si po ecën punët në privatizimin e tokave të bukës dhe,në të gjitha rastet kur e kur është keqpërdorur (privatizimi)i resurseve të tokës së bukës të prishet kontrata...!

Kosova ka të gjitha mundësitë që të ketë bukën e motmotit për qytetarët e vet. Jo toka djerrinë dhe e keqpërdorur me betonimin dhe degradimin,që,sot e nesër do të jetë vonë për ketë resurs të rëndësishëm kur do të na mungojë buka e shtrenjtë në sofrat tona...!

Mos luani dhe mos ia ktheni shpinën tokë së bukës në Kosovë!E shtrenjtë buka (50 cent) dhe toka e pëlleshme ka mbetur djerrinë dhe tërë resurset e (privatizuar)nuk e sigurojnë bukën e motmotit as për tre muaj...(siç!).

Buka e shtrenjtë në Kosovë,toka djerrinë dhe e degraduar përmes betonimit...(siç!).

Çikago,25 tetor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat