“Analistja” nga Franca, pretendon shtrembërimin e historisë!?

Opinione

“Analistja” nga Franca, pretendon shtrembërimin e historisë!?

Nga: Milazim Maraj Më: 26 tetor 2021 Në ora: 08:47
Milazim Maraj

Sot në gazetën klan lexova një shkrim të bezdisshëm. Nga një analiste me një post goxha të rëndësishëm në Francë. Në këtë shtet me kulturë të lashtë perëndimore. Z. Marion Marechal e drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon të Francës. Kjo zonjë në një shkrim jo shkencor dhe shumë cinik pretendon që Kosova qenka serbe dhe shqiptaret e mysliman e paskan kolonizuar. Ky shkrim mjaftë qëllimkeq, do të ishte vlerësuar i pa rëndësishëm apo injorant po të ishte nga ndonjë gazetarë i ri dhe pa ndonjë përvojë dhe emër të rëndësishëm. Por kur një zonjë që udhëheq një postë kaq të lartë në Lyon të Francës nuk të del konstatim i injorantes. Sikur nuk doli konstatim injorantit” zbulimi” i Dik Maty-t deputet në PE. “për trafikim organesh të serbeve nga UÇK”. Por shqiptaret nuk reaguan për trafikimin e organeve të shqiptarëve të Kosovës nga ushtria kriminale serbe në tetë varreza masive të konfirmuara nga I nderuari Dr. Mark Skiner OKB.

Pra u konstatua e kundërta. Kështu edhe pse hulumtimi i tij u zbulua i pa vërtete dhe i paguar nga shoqata shoviniste serbe edhe pse ai që kishte paguar mbi 100.000 euro doli publikisht dhe u tregua i befasuar me suksesin që e kishte arritur Serbia nga ky projekt i rrejshëm; Dik Marty nuk u padit, nuk u përgjigj për dezinformantën e tij, as për korrupsionin që e kishte pranuar nga Serbia. Ish Presidenti Hashim Thaçi u deklarua një herë se do të ngrite padi kundër këtij deputeti të korruptuar por nuk e bëri!?.

Tash kemi një tjetër zonjë duket si e korruptuar madje edhe përkundër postit dhe nderit që i ka bërë shteti i sajë Franca, me postin ku e ka emëruar. Nga ky post kjo dezinformojë publikisht pa fije turpi opinionin publik. Pse doli kështu zonja që përfaqëson një institut shkencor, ekonomik dhe politik në Lyon. Sa do të ketë marrë për këtë artikull jo shkencor. Ndoshta më shumë se Dik Marty. Kur ishin shqiptaret perandori që të kolonizonin tokat serbe zonja Marion? A nuk po e ditka kjo zonjë se serbet janë fis që kanë ardhur nga Iraku në Rusi, dhe nga Rusia janë shpërndarë në Gadishullin Ilirik si punëtor krahu, më drapër ( që e quajnë Srp) nga i cili morën emrin.. Pastaj pastaj pas luftës së parë Botërore, kanë asimiluar me dhunë vendasit shqiptarë. Këtë shtet kriminel e ndihmuat të formohet. Gadishulli Ilirik ishte ortodoks thotë zonja. Po ishte ortodoks, feja ortodokse ishte feja e parë e besimit në një zot. Por themelues i fesë ortodokse ishte Kosnstadini ai fliste shqip dhe për herë të parë fuqinë e mbinatyrshme e quajti ZOT.

Lexoni më shumë zonjë e institutit që të mos turpëroni institutin që e përfaqësoni dhe veten tuaj. Pastaj perandoritë ruse dhe turke i ndanë kishat dhe xhamitë bashkë me to pretenduan të i asimilojnë shqiptaret. Shqiptaret nuk nënshtrua presionit e luftuan për lirinë e tyre kundër perandorive të ndryshme dhe po luftojnë ende. Por ata që u asimiluan janë (shkitë).(Kështu quhen shqiptaret e asimiluar) Jemi popull autokton, kolonizator janë serbet që kolonizuan Gadishullin Ilirik. Për këtë ju ftojmë zonjë që të thirrni ndihmë arsyen, të konsultoni shkencat shoqërore, Historinë dhe Sociologjinë, që të mos turpëroheni vet dhe institutin që ju e udhëhiqni. Gjergj Kastroti - Skënderbeu mbrojti tokat tona dhe krishterimin por Evropa atëherë nuk e përkrahu. Tani presim përkrahjen e SHBA, BE dhe Botës demokratike. Serbia është metastaza ruse në Gadishullin Ilirik. Evropa me këtë Serbi do të kallët në flakët e luftës sa herë e donë Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat