“Gënjeshtra jeton në qenien e serbëve”

Opinione

“Gënjeshtra jeton në qenien e serbëve”

Nga: Lirim Gashi Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 07:26
Lirim Gashi

Dobrica Qosiq, “Babai i Kombit Serb”, ideologu i gënjeshtrës serbe dhe shkaktari i gjenocideve dhe spastrimit etnik serb në fund të shekullit të 20-të.

"Gënjejmë për të mashtruar veten, për të ngushëlluar të tjerët; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për të fshehur mjerimin tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë. Gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është një gjendje e natyrshme e gjuhës, popullit dhe shtetit serbë. Është patriotizëm dhe konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse”, tha Dobrica Qosiq, duke përshkruar historinë, të tashmen dhe të ardhmen e politikës serbe.

Qosiq e shkroi këtë në vitin 1961 në librin 'Deobe'. Luftëtari partizan dhe komisari politik, shkrimtari që kundërshtoi politikën e Josip Broz Titos dhe Partisë Komuniste të Jugosllavisë, fillimisht fshehurazi për shkak të shkarkimit të shokut të tij Aleksandar Rankoviq, e më pas publikisht dhe deklarativisht në seancën e KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë në fund të majit 1968.

"Terror dhe dhunë po ushtrohet ndaj serbëve në Kosovë nga shqiptarët pjesëmarrës në Qeverinë e Kosovës, gënjeu Qosiq, ndërsa Komiteti Qendror i Lidhjes Komuniste të Serbisë i hodhi poshtë pretendimet e tilla, e largoi Qosiqin nga Partia dhe në këtë mënyrë e bëri disident.

Lindja e 'Atit të Kombit' dhe ringjallja e nacionalizmit të Shën Savës.

Në vitet 1980 Qosiq u rikthye në politikën publike duke themeluar Komitetin për Mbrojtjen e Lirisë së Mendimit dhe të Fjalës në 1984, Komitet ky i cili mbronte të gjithë kundërshtarët e Jugosllavisë socialiste. Megjithatë, ai shprehu pikëpamjet e tij thellësisht nacionaliste, të cilat mund të jenë të rrënjosura në nacionalizmin dhe fashizmin e Shën Savës, në një Memorandum të botuar në shtator 1986 nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve.

Pikërisht për shkak të qëndrimeve tepër shoviniste, serbomëdha dhe irredentiste, të këtij memorandumi besohet se në krijimin e tij ka marrë pjesë Dobrica Qosiq. Për shkak të restaurimit të ultranacionalizmit serbomadh dhe fashizmit të Shën Savës, disa në Serbi sot e konsiderojnë Qosiq-in ''Babain e Kombit''.

Qosiç ishte i kënaqur me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtet. Mitingjet e tij në Gazimestan dhe në Kosovën veriore, në të cilat ai shfaqej si ,,shpëtimtarë'' i serbëve në ish-Jugosllavi dhe paralajmërues i luftërave të ardhshme, frymëzuan kthimin e Dobrica Qosiqit në skenën politike. Më pas Qosiq themeloi Partinë Demokratike Serbe në Kroaci në vitin 1989 së bashku me Jovan Raskoviqin dhe një vit më vonë, së bashku me Radovan Karaxhiç dhe Biljana Plavsiç, ai themeloi një parti me të njëjtin emër në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, të dy morën pjesë në organizimin e kryengritjeve ushtarake serbe në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe inkurajuan realizimin e ideve nga Memorandumi i SANU-së.

Posti i Kryetari të RFJ-së dhe sherri me Sllobodan Millosheviqin.

Dobrica Qosiq është presidenti i parë i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe pasardhësi i Millosheviqit, por pas konfliktit me Millosheviçin në vitin 1993 ai u largua nga presidenca, duke akuzuar 'udhëheqësin' serb për tradhti, respektivisht për dështimin në krijimin e Serbisë së Madhe.

Suksesin më të madh të politikës së tij, por edhe asaj serbe të shekullit të 20-të, Qosiq e quajti themelimin e të ashtuquajturës Republika Srpska. 

"Jo vetëm autorët e drejtpërdrejtë duhet të mbajnë përgjegjësi për luftën dhe krimet, por edhe nxitësit e krimeve," pat thënë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim në Novi Sad, duke kritikuar Dobrica Qosiqin. “Ata, idetë e të cilëve u iniciuan nga një turmë hajdutësh, kriminelësh dhe vrasësish, gjithashtu duhet të mbajnë përgjegjësi. Fakti që ata nuk vranë askënd me duart e tyre nuk e zvogëlon përgjegjësinë e tyre”, tha Popov.

Megjithatë, Qosiq nuk u përgjegj kurrë për "masakrat, 'dëbimin e njerëzve dhe zhvendosjen e kufomave" që ai frymëzoi duke krijuar Memorandumin dhe për rivendosjen e nacionalizmit serbomadh dhe fashizmit të Shën Savës.

Pas të gjithave qëndron ideologjia e tij. 

Ajo që e karakterizon veprën politike të Dobrica Qosiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, e cila u bë pjesë e pandashme e mendimit politik serb, është ende 'Gënjeshtra'.

Domethënë, Qosiq gjatë gjithë kohës, me citimet e tij, por edhe me punën e tij për Memorandumin, pastaj si President i RFJ-së dhe bashkëthemelues i dy partive politike në Kroaci dhe BeH që përkrahnin gjenocidin dhe spastrimin etnik, theksoi gënjeshtrat si art të mbijetesës së popullit serb. Qosiq e pranoi gënjeshtrën si mjetin kryesor përmes të cilit populli serb përpiqet të justifikojë të gjitha veprimet kriminale që ka kryer për të mos përjetuar katarsis dhe për të pranuar faktet e zhveshura. “Gënjeshtra është interes shtetëror serb”, thotë Çosiq dhe për këtë arsye ai mohoi gjenocidin e kryer nga Ratko Mlladiq në Srebrenicë, ndërsa ky i fundit përpiqej të realizonte idetë e Memorandumit të Qosiqit përmes luftës.

Kështu, Qosiq përsëri shkruan në stilin e Joseph Goebbels dhe thotë se në Serbi "çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë" duke u përpjekur të justifikojë të gjithë propagandën që ai dhe bashkëpunëtorët e tij politikë dhe bashkëmendimtarët i dhanë popullit të Serbisë. Proceset e rehabilitimit të kriminelëve dhe ideologëve të njohur çetnikë dhe fashistë, të cilat janë bërë në gjykatat e Beogradit që nga viti 2009, nën kujdesin e majës së pushtetit të sotëm serb, janë rezultat i ideve dhe punës së Qosiqit.

Gënjeshtra e hyjnizuar e Qosiqit dhe shpëtimi i Serbisë

Shkalla në të cilën kjo gënjeshtër e hyjnizuar e Qosiq-it ka ndikim te serbët mund të shihet në një citim nga Ditari i tij në natën kur NATO ndaloi bombardimin e Jugosllavisë:

"Gjeneralë, politikanë dhe gazetarë: Pushtimi i Kosovës duhet të interpretohet si mbrojtje e shtetit, tërësisë territoriale dhe sovranitetit".

Imagjinojeni një Serbi e rrënuar, e gjymtuar dhe e mundur me mijëra të vrarë e të plagosur shpalli fitore kombëtare, Farsë pas farsë!

Qosiq e kupton farsën si kombinim ndërmjet mësimit të tij dhe nacionalizmit të Shën Savës, që ai e ringjalli për serbët në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe përmes Memorandumit të SANU.

Mirëpo, politika serbe, kisha ortodokse serbe, intelektualët dhe politikanët nuk do të heqin kurrë dorë nga gënjeshtra e tij, sepse në atë rast do të shembet e gjithë bota e tyre surreale e miteve politike dhe fetare me të cilën e ushqenin popullin serb dhe mashtronin bashkësinë ndërkombëtare.

Siç ka shkruar Qosiq, "Gënjeshtra është interes shtetëror serb", sepse ajo është në vetë qenien e çdo serbi" dhe sepse "serbët janë shpëtuar shumë herë në histori nga gënjeshtra".

Për shkak të gjithë kësaj historie të suksesshme nga mashtrimet dhe gënjeshtrat, Qeveria politike dhe kishtare serbe nuk do të heqë dorë kurrë nga asnjë mashtrim apo gënjeshtër, përkundrazi do të shërbehet përgjithmonë me mashtrime dhe gënjeshtra.

"'Babai i Kombit Serb'' sa i përket politikës serbe mund të prehet në paqe, sepse gënjeshtrat e tij i shpëtuan serbët dhe Serbinë nga çdo përgjegjësi.

Prandaj ato vazhdojnë të praktikohen nga elitat e sotme serbe politike dhe kishtare më mirë se ç'mund të shpresonte ai ndonjëherë.

"Fëmijët" e tij politikë janë shumë të dëgjueshëm dhe sjellshëm, prandaj vazhdojnë të gënjejnë ,,popullin e tyre të munduar" dhe të provokojnë viktimat e politikave të tyre të serbomëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat