Gëzuar për detyrën dhe të priftë e mbara Përparim!

Opinione

Gëzuar për detyrën dhe të priftë e mbara Përparim!

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 15 nëntor 2021 Në ora: 13:55
Përparim Rama

Përparim…lumë si ti për emrin.Me këtë emër të bukur të paskan pasë pagëzuar prindërit.Lumë si ti për prindër…
Si duket fati qenka me ty…Dhe dashuria…

Dje,konkretisht mbrëmë,pasi more vesh se fitove karrigën e të parit të Prishtinës,në sy dhe në krejt qenien tënde dukej ekzaltimi që të kishte kapluar.Gëzoheshe si fëmijë!(Kështu i qe gëzuar dikur fitores paraardhësi yt,Shpendi,i cili mbase mbrëmë e ka kuptuar se në këtë jetë gjithçka është relative).

Mbrëmë,Përparim ti ishe ekzaltuar aq shumë sa ta merrte mendja se po të doje edhe mund të fluturoje.Të kishin përfshirë dallgët e fitores,të asaj fitoreje që siç dukej as vetë nuk e kishe besuar,andaj nga befasia gëzoheshe si një nxënës shkolle kur merr dhuratë nga shkolla e tij.

Nuk dihet nëse në Londër ke shkuar i ri në moshë apo i pjekur.Kjo do të zbulohet shumë shpejtë nga ata që nuk bëjnë gjë tjetër vetëm zhbirojnë nëpër biografitë e të tjerëve.Ata do të zhbirojnë edhe në biografinë tënde dhe ne populli i thjeshtë shumë shpejtë do të mësojmë gjithçka për ty që tash e tutje(së paku)për katër vjet do të ulesh në karrigën e të parit të kryeqytetit.
E kryeqyteti,Prishtina ka shumë halle.Ka aq shumë halle sa që edhe ti do ta keshë të vështirë që tërë ato halle ti bartësh mbi supet tua.

Por,ti ke premtuar shumë dhe ne nuk na mbetlt tjetër vetëmse të shoresojmë që do të ju përmbahesh atyre premtimeve!Por,vështirë do ta keshë që ta sjellësh Prishtinën në një qytet që ne qytetarët e thjeshtë e ëndërrojm dhe e dëshirojmë.

Vite më parë ca gazetarë sllovenë e kishin vizituar Prishtinën dhe në fund kishin deklaruar:Prishtina ka qenë një qytet i bukur dhe modern,por ju e paskeni sakatuar duke e shndërruar në një qytet me arkitekturë turke!

Meqë Përparim,ti paske jetuar në Londër dhe tash vjen nga atje dhe ulesh në karrigën e të parit të Prishtinës,dhe meqë edhe zanati yt është Arkitekt,bëjë diçka dhe ndaloji këto ndërtimeve turke në lagjet e Prishtinës.Na sjell në Prishtinë diç nga Londra,që të kujtohesh për të mirë kur të ikësh nga posti i të parit të kryeqytetit!…

Dhe krejt në fund edhe njl si urim:Gëzuar për detyrën e marrë dhe të priftë e mbara Përparim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat