Kush janë rrencat e PARLAMENTIT

Opinione

Kush janë rrencat e PARLAMENTIT

Nga: Halil Geci Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:04

Parlamenti i rrencave i ndarë në dy grupe në pro amerikan dhe amerikan! Pro amerikanët janë ata që e ndanë Kosovën e nënshkruan Zajednicen, e nënshkruan Open Ballkanin dhe që i bënë shumë dëme tjera Kosovës duke ja hedhur në ajër Amerikës projektin Kosovë, këta e quajnë veten Proamerikan. Dhe grupi tjetër antiAmerikan që protestuan, hedhën gaz dhe sakrifikohen për ta mbrojtur projektin amerikan, e projekt Amerikan është vetë Kosova e ndërtuar me ligje dhe infrastrukturë, dhe e mbrojtur dhe e çliruar nga bombardimet e vetë Amerikës. Kuptoni, pra dhe gjene arsyen kush është Proamerikani, dhe kush amerikani në këtë mes. Lufta e rrencave dhe tradhtarëve mbështetet jo në programe, por në rrena, ju që po e mbroni projektin Kosovë jeni ‘antiamerikan’, e ata që e vodhën e plaçkiten dhe vranë dhe ndanë dhe deshën ta shkatërronin si tërësi këtë projekt na qenkan proamerikan. Ja kjo është sot lufta që po e bënë parlamenti i Kosovës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat