Diaspora në pritje

Opinione

Diaspora në pritje

Nga: Hamdi Rafuna Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:29
Ilustrim

Vitet po kalojn, ndërsa ne shqiptarët jemi në pritje për zbardhjen e keqpërdorimit të fondeve. Ndoshta mërgimtari kishte me u pajtue me këtë fakt të kryer sikur fjalët e rënda për krim e vëllavrasje mos të kombinoheshin me paranë e fondeve! Kjo damkë, kjo njollë me nam t’keq është një peshë e rëndë mbi supet e të përfolurve! Temë e nxehtë kjo, sikur është harrue nga ata që vërtetë e dëshirojnë këtë harresë! Kjo i përngjanë atij tipit të “politikës” kur ai/ajo bjen në një vepër të dënueshme dhe pastaj vepra në fjalë harrohet! Harrohet nga shkaku se “politikani” është polic, prokuror dhe gjykatës! Ky kombinim treshi është mbrojtja më e mirë për të fitue në kohë, se ndoshta gjithëçka vjetërsohet e harrohet! Kështu është veprue në këto njëzet vitet e qeverisjes, kështu janë fortifikue ata të pasurit e pasluftës!

Fondet për Kosovën, “Tre përqindëshi” dhe Vendlindja thërret janë dy maje të larta mali e fushe, por të pa shkelura në mesin e Ekuatorit! Flitet e përflitet me të madhe për keqpërdorimin, por në esencë asgjë konkrete nga pikëpamja morale, ligjore, shtetërore e kombëtare! Njëzet vite janë shumë për një vepër në harresë. Keqpërdoruesit luten që (koma e fondeve) të vazhdoj në përjetësi dhe kështu të vdesin edhe dëshmitarët e fundit e pastaj nëse vërtetë diçka lëvizë në këtë drejtim, faji shkon drejtë n’varr, kurse dikush ushqen shpresën për trashëgimin e hajnisë për turp! Vendet me demokraci të lartë njerëzore, ligjore e kulturore janë në disponim të të dhënave bankare. Gjithëçka regjistrohet me emër e mbiemër si dhe numër personal për persona të cilët kan regjistrue llogari bankare individuale, grupore si dhe për persona që disponojnë të njejtën llogari!

> Qelësi i hapjes së kasafortës për fondet e Kosovës gjendet në secilin vend të botës, aty ku shqiptarët u organizuan të kontribuojnë në këto fonde humanitare! Personat e ngarkuar me këtë punë fisnike, në cilido shtet janë nënshkrues të hyrjeve dhe daljeve të mjeteve. Edhe bartja e mjeteve nga dy tri shtete në një shtet tjetër ( rasti i Skandinavisë) është një mundësi ideale për keqëpërdorim! Destinimi është një qështje tjetër, por grupet përgjegjëse nga diaspora duhet të obligohen nga shteti që të drejtojnë gishtin nga ata që i kan pranua këto mjete. Përndryshe është për të dyshuar se ndonjërit nga këta i është zënë bishti me derë! Ndërgjegjja e këtyre grupeve, deri më sot, si duket nuk është askund! Edhe këta janë në gjumë të thellë! Është e mundëshme që këta të presin që shteti ligjor të kërkoj ndihën e tyre.

Ndoshta dikush nga këta e ndihmon hallkën e procesit dhe mbron veten. Një bashkëpunim me (shtetet e lindjes së këtyre llogarive humanitare bankare) është i mirëseardhur për të zbuluar të vërtetën për personat dhe grupet. Kjo është mirë përimtohet në detale e pastaj edhe të publikohen emërat! Modestia e shteteve të përparuara nuk do të mungoj! Prandaj kjo do të ishte edhe si lutje për organet e shtetit të Kosovës që të e nisin hetimin në bashëpunim me këto shtete! Pasqyrimi më i mirë për modestinë e një shteti të përparuar është Norvegjia! Shteti norvegjez është solidarizue me luftën tonë çlirimtare. Spitali fushor mobil i kompletuar me ekip mjeksor të specializuar (kirurg që operojnë në terren) me përvojë ndërkombëtare ishte dërguar nga këtu. Vlera 4.5-5 milion kruna! Mbajë mend kur me disa shokë e ngarkuam këtë spital mobil për në Kosovë dhe ndërkohë falenderuam personelin e Norvegjinë për ndihmën me fjalët, se ne shqiptarët e kemi të vështirë me ua shpagua këtë të mirë! Personi i autorizuar tha: ndëgjoni këtu: falenderimi më i madhë nga ana e shqiptarëve që jetoni këtu është respekti për ligjin dhe rendin e shtëpisë sonë, Norvegjisë! Mbetëm të shtangur me përgjegjen modeste! Një rast tjetër dhe për respekt ishte kur disa shitore të këpucëve kishin vendosë të dhurojnë disa qindra palë këpucë! Këpucët i kishin grumbullue në një garazhë veture! Ne ngarkonim këpucët, kurse pronari fotografonte, pastaj kur mbaruam punë u afrua dhe tha: e shiqoni këtë aparat që unë e përdora sot, ju do e përdorni kur e bëni dorëzimin e dhuratave për ata që kan nevojë e pastaj e ktheni aparatin në Norvegji si një dëshmi se ndihma është dorëzua aty ku duhet dhe dhuruesit do të flejnë qetë! Një pjesë parave nga fondet për luftën është dorëzua por dëshmitë e dorëzim pranimit janë avullue! Ky do të ishte fillimi i hetimit e pastaj ndoshta edhe rrjedhin faktet për milionerët e turpit të pas luftës! Dt: 07.12.2021 Hamdi Rafuna, Norvegji

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat