Kosova tani ka zot të shtëpisë!

Opinione

Kosova tani ka zot të shtëpisë!

Nga: Njazi Halili Më: 16 janar 2022 Në ora: 19:54
Autori

Një veprim i matur i  Qeverisë së Kosovës në përputhje me kushtetutën,  rendin dhe ligjin në terë territorin e Kosovës.

Tani pas 21 vite vendi ka filluar dal ngadal të reflektoj  dritë  duke, i treguar  Serbisë se Kosova tani  është shtet i pavarur dhe demokratik dhe me mjete paqësore dinë t'a mbronë  integritetin dhe sovranitetin e vendit, kur ai cenohet nga faktori i jashtëm.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës  u treguan mjaftë të afta ti thonë jo zgjedhjeve brenda territorit të Kosoves.

Dal nga dal vendit  po i vjen era shtet me  qeverinë aktuale,  me Kryeministrin e vendit z.Albin Kurti
dhe Presidenten e znj. Vjosa Osmani, të cilët po reflektojnë dritë, duke i treguar Serbisë se vendi tani  ka zot të shtëpisë dhe mjaftë është kërcyer e luajtur me fatin e vendit tonë, brenda hapësirës së vendit, këto lojra serbe tani kanë  përfunduar, një herë e përgjithmonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat