Si duhet sipas jush doktor Loshi?

Opinione

Si duhet sipas jush doktor Loshi?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 16 janar 2022 Në ora: 21:58
Loshi, Selmanaj

I nderuari doktor Loshi, gjithë respekti për ju, por në opinionin tuaj të fundit rreth kuvendit nuk mund të pajtohem me ju rreth konkluzioneve të nxjerra? Së pari askush nuk ka të drejt të ia mohojë askujt ta thotë se është patriot (me këtë e citoj të madhin tonë Dr. Ibrahim Rugova), por askujt nuk i jap të drejt të thotë se jam më patriot se unë (fund citati). Në këtë kontest i nderuar mendoj se ju keni shkuar përtej asaj duke portretizuar, por edhe duke kryqëzuar figura dhe personalitete.

Nuk ju kuptoj si thuani se Albin Kurti qenka hero në këtë kontest aktual? I nderuar pikërisht ata të cilët ju tentoni ti rehabilitoni si satisfaksion kundër asaj qka u shkrua dhe u tha këto dy ditë për iks figura të kuvendit dhe jashtë tij. Rasti i Driton Selmanajt me abstenimin e tij ne kuvend, ju sikur i dilni në mbrojtje?

I nderuar Selmanaj që nga ardhja ne kuvend edhe ma heret ka reflektuar edhe më parë ndaj disa figurave të caktuara një urrejtje të them patologjike (ai duke menduar se ngritet duke urrejtur tjerët)!Konkretisht i nderuar si e faktoni ju se ai nuk qenka me Serbinë, si e faktoni ju PDK se nuk iu bashkangjit listës serbe për mospjesëmarrje në seancë (në koalicion me ta në pushtet, në krim, në korrupsion! I nderuar subjekti i Selmanajt ia bënë voten sipas juve rezolutës, a mos vallë qenka Dashur edhe ata të votojnë por kundër? I nderuar a nuk ishin pikërisht Selamnaj, Hoti, Veliu, Hyseni ata të cilët bashkë me iniciativë të Grenellit dhe me urdhër të Isa Mustafës, piun i të cilit pikërisht është ky Selmanaj ndërsa ai kurir i Thaçit?

Doktor Loshi Kosova ka pasur kryeministra; Bajram Rexhepin, Ramush Haradinajn, Agim Cekun, Bajram Kosumin, Isa Mustafën, Avdullah Hotin para Albin Kurtit. Vallë a nuk ishin sa nga ata që pikërisht me postin e tyre dhe fuqinë që patën ia shkaktuan dëmet e rënda të pariparueshme Kosoves; marrëveshjet e Asociacionit, Fusnota, Demarkacioni(6500ha Maqedonisë-Debellde, 8200 ha Malit te zi), përpjekjen për ndarjen territoriale, hisedar në asetet e Kosoves; Trampi-n, Grenell-in, Serbinë.

Si duhet sipas jush doktor Loshi?I nderuar edhe këta me kompetencat që kanë disponuar kanë mundur të dëshmojnë dhe dalin në mbrojtje kushtetuese integritetit, sovranitetit, teritorialitetit? Albin Kurti është kryeministër i Kosoves me legjitimitet të plot kushtetues sikur ishin edhe paraardhësit e tij (përjashtim Hotit antikushtetues) dhe asgjë më shumë as më pak nuk dëshmoj heroizëm tuajin, por dëshmoi guxim në zbatim të kushtetutshmerisë. Do ia lëmë kohës i nderuar apo edhe historisë se drejt dhe të vërtetë ta deshmojë ndonjiher të sotmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat