Politikanë servilë / Një grup hiqash

Opinione

Politikanë servilë / Një grup hiqash

Nga: Agim Vuniqi Më: 17 janar 2022 Në ora: 16:13

E si të mos befasohet njeriu, kur një grup hiqash - politikanësh servilë, të avancuar në pozita shtetërore atakojnë vendimin dinjitoz të parlamentit që të mos lejohet mbajtja e referendumit në Kosovë, sepse po cënueka raportet me Serbinë dhe ndërkombëtarët.

A e kuptojnë këta hiqa se me fillimin e dialogut të brendshëm me Serbinë minuan rezultatet e GJND-së, dhe se me pranimin eventual të mbajtjes së referendumit në Kosovë do të pranonin atë qe po e deklaron Serbia se “Kosova është pjesë e saj”, meqë është pjesë e preambulës së Kushtetutës serbe të Zhablakut.

Kërkesa politike e Kurtit të ketë pajtueshmëri politike brenda partive politike shqiptare nuk ishte kozmetike, por përmbajtjesore. Kuvendi është shtëpi e popullit ku hapen shumë iniciativa politike të dobishme për vendin, ngase qeveria ka nevojë për një mobilizim qytetar për t’i heshtur qëndrimet politike të LS, e cila shprehë qëndrimet e Serbisë në parlamentin e Kosovës.

Rezolutat janë instrument i rëndësishëm i krijimit të politikave qeveritare kundër Serbisë dhe se Kushtetuta nuk mund t’i përmbushë të gjitha kërkesat, për arsye se pesëshja e BE-së nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, as Serbia, por ato njohin Parlamentin e Kosovës si institucion demokratik të përfaqësimit të interesit të qytetarëve, prandaj vendimi i deputetëve që votuan rezolutën kundër mbajtjes së referendumit në Kosovë është strategjik, dhe të gjithë ata zëra kundërshtues janë zhurmë kafshësh politike brenda kopshtit “Zoo”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat