E shkruar për 17 kallnor ose 17 janar....

Opinione

E shkruar për 17 kallnor ose 17 janar....

Nga: Agron Shabani Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:43
Agron Shabani

Saherë të kujtohet 17 janari ....Lute Zotin (Hyjin) dhe bërë kryq në qiell!

Ndiçi gjurmët e gjakut dhe fisit tënd. Ndiçe zjarrin, ritmin, hapin dhe marshin epik dhe kalorsiak të Aleksandrit (Lekës) të Madh, Pirros dhe Imzot Gjergj Kastriotit.

Ndiçi hapat e Adem Jasharit, Hamzës, Luan Haradinajt, Shkëlzenit, Fehmi Lladrovcit, Xhevës, Elton Zherkës, Përmet Vulës, Agim Ramadanit, Gaspër Karaqit ose Sali Çekut, sepse prej tyre rrjedhë.

Ndiçe zërin dhe kushtrimin e madh të kullave dhe atyre kështjellave të pamposhtura 
në Dukagjinë, Drenicë, Llap, Kaçanik dhe gjithandej, që kanë sy e vesh!
Ndiçi damarët e ndezur të tokës së lashtë atërore dhe stërgjyshore, që nuk shuhen kurrë.
Zërin e burrave...Atyre lisave të gjatë si të lindurit ose banorët e parë në ato Troje të panështueshme të Shqiponjave dhe Kastriotit!

Ndiçe kushtrimin e malëve, sukave, bjeshkëve, kodrave dhe atyre kanjonëve të thella  kumbuese e tufllanitëse që i marrin në prehër dhe përqafim shqiponjat dhe dallëndyshet që shkojnë e vijnë.

Kujto Alpet e bardhe shqiptare ku thejnë qafën retë e zeza, murlanet,
furtunat e ndryshme dhe stuhitë.
Kujto melodinë e tokës, orkestrën dhe simfoninë e lulëve më të bukura në kopshtin dhe fushën tonë. Lulëkuqëve të lirisë! Jepi kohës besë.
Edhe hasmit ose armikut jepju (ipju) besë. Mos u ligë! Mos ngurro!
Kujto Kanunin e Lek Dukagjnit dhe thuaj::Ani burrat e dheut e paçi besèn e Zotit!
Lidhu kryq me Besën si toka me qiellin. Ky është ligji.

Mos harro se...Kryetrimi dhe kryeheroi ynë legjendar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, tërë jetën dhe personalitetin e tij ia kushtoi një qëllimi ose ideali të vetëm: T'iiu ndihmonte kombit dhe atdheut, kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjergj Kastrioti, ishte tepër i veçantë dhe shumë i vështirë për t´u përshkruar ose deshifruar me pak fjalë. Sepse, Ai gjithëmonë ishte fjalëpak dhe tepër modest. Nuk fliste shumë për jetën, veprën dhe personalitetin e tij, nuk i nënçmonte kurrë të tjerët, qofshin ata edhe rivalë, kundërshtarë ose armiq të ndryshëm në vijen e parë të frontit. Nuk ishte shpirtëshitur, shpirtëzi, xhelozë, prepotent, megaloman, supersticiozë, komplotistë, hakmarrës, dinastikë, konformistë, demagogë, hipokritë ose dogmatikë si mbretërit ose komandantèt tjerè. Nuk fliste as nuk mendonte nga konteksti i atyre "ideve" që i fliste ose mendonte turma. Jo. Dhe, aq më pak mbi ato gjëra që nuk i qëndronin arsyes dhe gjykimit tè shëndoshë ose racional. Nuk ishte i dashuruar në 'egon' ose vetvetën e tij . Nuk hedhëj në fjalime, veprime, reagime ose vendime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë. Ai gjithëmonë fliste, mendonte, vepronte, vendoste ose reagonte më shumë mençuri dhe maturi maksimale. Nuk i shiste dhe nuk i tradhëtonte kurrë interesat dhe idealet e njohura të miqve, bashkëpunëtorëve ose bashkëluftëtarë të tij. E aq me pak interesat e larta të kombit dhe atdheut. 

Dhe, Aleksandri (Leka) i Madh i cili në frontin e luftës ose fushèn e nderit, i mundi shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, por nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetër dhe komandant. Sepse, jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh popullit, Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në "Stoja" ose Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë .

Edhe gjysëmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila luftoi deri në fund për trashegiminë e madhe ushtarake, politike, kulturore dhe historike të vëllait (vëllaut) të saj: Para se të nisej në luftë, atëbotë i çoi fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!" 

Ndërkaq, dikur më vonë, i ndodhur në shtratin e vdekjës, Aleksandri (Leka) i Madh u tha bashkëluftëtarëve ose bashkëkomandantëve të tij: Mbajeni çelësin e fitorës fortë në duart tuaja, duke besuar se nuk do mi bëni nderimet e fundit me armë ose shpata të kthyera kundër njeri tjetrit!', fund i citatit.

Turqit osmanlinjë, asokohe nuk i kanë pushtuar (sunduar), vrarë, djegur, plaçkitur dhe masakruar vetëm shqiptarët, por edhe serbët, grekët, kroatët, hungarezët, austriakët dhe shumë popuj të tjerë europian. 

Turqit atëbotë shkuan deri në Beograd, Budapest, Vjenë ose në Hale dhe Magdeburg të Gjermanisë! Mos harro!

Ndonëse, iliro-shqiptarët, jo vetëm nga turqit osmanlinjë afro 5OO vjet, por gjithashtu kanë qenë të sunduar me tepër se 6OO vjet nga romakët ose latinët, nga bizantinët gjithashtu.

E dijë...Po, po e dijë se tek mendon, soditë dhe mediton dikund vetëm, sall me ankthin, trishtimin, merzinë dhe zërin e zemrës së ligë mbi shkallët e ferrit të asaj apokalipse të madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm në Kosovë dhe gjithandej: Gjatë kësaj stine të ftohtë dimri me deborë dhe acar të fortë kallnori, kur ndërroi jetë edhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu...të bëhet shpesh sikur i sheh ose takon ndoshta dikund prap (si në ndonjë ëndërr të keqe dirmi..) -njerëzit dhe popullin tonë, tek e prisnin  dikur vdekjën me radhë! Aty ishin motrat ose nënlokët tona....Si Maria Magdalena dikur para kryqit dhe atij varri të hapur të Jezu Krishtit! Të ndiej dhe të kuptojë plotësisht ty dhe legjendën ose historinë e njohur mbi Agaten, Esteren, Juditen dhe Anen profetesh...tek e prisnin dikur me padurim ardhjen ose shfaqjen e Maria Magdalenes me Jezu Krishtin në shtëpinë e Zotit.

 E di, por...

Ngjyra e lapsit të nxënësit dhe shkronjave të alfabetit, janë më të shenjëta se sa gjaku i luftëtarit ose dëshmorit. (Profeti Muhamet, a.s)

Lëxo, mëso dhe kupto!

Kemi mësuar shpesh mbi sytë, shpirtin dhe mendjen e vyer (pjellore) të njeriu të mençur, tè ditur, të thellë, racional dhe patriot qè flasin në distancë dhe shkruajnë faqe ose kronika të shkëlqyera për jetën, luftën, lirinë (çlirimin), religjionin, heroizminn, sakrificen dhe atdhedashurinë, pa u mërzitur kurrë se ç'thonë analet dhe kronikat e ndryshme ditore ose periodike.;

Edhe për ato levizje ose "përplasje indiferente" vetulash dhe çerpikësh të ushtarit ose komandantit sypatrembur në front i cili mezi pret shkrehjen e plumbit ose fishekut të parë në linjen e frontit, për të vrarë frikën ose pasigurinë e popullit ose bashkëluftëtarëve të tij. 

Në këtë histori është mëse interesant fakti se trimat e mençur ose heronjtë e vërtetë si Gjergj Kastrioti etj.., gjithëmonë vijnë papritur, heshtur dhe fjalëpak, për t'u ngritur në mite, epose, legjenda të ndryshme ose histori.

Thuhet se trimat ose heronjtë e vërtetë, i bëjnë ose krijojnë veprat, ndërsa të mençurit ose të diturit, nga veprat e trimave dhe heronjve të vërtetë shtetror dhe nacional, e shkruajnë ose bëjnë historinë e lavdishme shtetrore dhe nacionale.

Rolin e një lideri politik, poeti, shkrimtari, filozofi ose profesori universitar, mund të zëvendësojnë edhe të tjerët, ndërsa rolin e një heroi ose çlirimtari, nuk e zëvendëson askush.  Mos harro!

Sparta ishte me fortë se Athina, sepse spartanët ose spartianët, si pjesën më të shënjtë dhe emblematike të shtetit dhe familjes, i çmonin dhe i ruanin si sytë e ballit, të diturit (mençurit), trimat ose heronjt e luftës, ndërsa athinasit i vrisnin, tradhëtonin, spiunonin, survejonin,i padisnin, akuzonin dhe i çonin në burg si Sokratin, Periklitin, Themistokliun, Milon, Krotonin etj.

Shtetët dhe kombet e cilivilizuara të Europës ose Perënndimit, të japin gjithëçka tjetër, përveç heronjve, nderit dhe krenarisë së tyre shtetrore dhe nacionale.

U mor vesh se në mesjetë, heroizmi, patriotizmi, nacionalizmi ose ideologjia e lartë shtetrore dhe nacionale, janë mësuar dhe predikuar kryesisht nepër kisha.

Në shtetët arabe ose muslimane ndërkaq, në kalifatët dhe universitetët e moçme të Bagdait, Damaskut, Alepit, Kairos, Amanit, Kordobës etj....Në 'Omejada", "Abasida", "Fatimida" dhe kështu me radhë.

Dikur me vonë edhe në Stamboll (Konstantinopojë), Izmir (Nikea), Ankara (Angora) etj.

Se këndejmi, ata që e kanë lëxuar dhe e njohin sadopak verzionin turk të lirbrit të  famshëm të "Njëmijë e Një Netëve" të Gallandit, i kanë me të qarta  edhe bukuritë ose atraksionet e ndryshme ataraktive dhe inkarnative të jetës ose panoramës së përgjithshme kulturore, historike ose artistike të Turqisë.

Edhe Turqia pra i ka artët ose bukuritë e veta. Sigurisht.

Thuhet se fusha kryesore e një intelektuali, gazetari, publicisti, poeti, shkrimtari ose krijuesi të mirëfillët dhe ekselent, janë koha, njerëzit, populli (kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata, kulutura, arsimimi (emancipimi), disiplina dhe aftësitë e tij intelektuale dhe profesionale në këtë kontekst. Ndërkaq, kredoja, besimi, idealet dhe vizionet e tij kryesore ose substanciale janë arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij në të gjitha fushat ose drejtimet e kundshme. Qoftë brenda ose jashtë vendit.

Kjo donë të thotë se intelektualet e mirëfillët dhe ekselent, nuk shajnë, nuk urrejnë, nuk injorojnë dhe s'paragjykojnë askënd. Qofshin ata brenda kufijve shtetrorë ose nacional, qofshin ata të nje populli (kombi), shteti, kulture, feje, besimi ose religjioni tjetër etj.

Popujt (kombet), etnitë, fetë, kulturat ose religjionet, në instancë të fundit janë ura, organe ose stacione të ndryshme në organizmin ose masivin e përbashkët të civilizimit tonë botërorë....Mos harro pra!

Çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); Çfarë (çka) duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? ( Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu krijues ose inovator...?

  Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura : Çfarë (çka) guxojmë të dijmè?, çfarë (çka) guxojmë të flasim, shkruajmè dhe mendojmë ? dhe çfarë(çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë...? 

 Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi, rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat, konfliktët dhe përparimet ose përafrimet dhe pajtimet e mundshme politike, klasore, sociale, konceptuale, ideologjike, fetare, kulture, shtetrore, naciinale dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat