Zgjidhja për rrymën!

Opinione

Zgjidhja për rrymën!

Nga: Seremb Gjergji Më: 26 janar 2022 Në ora: 12:57
Seremb Gjergji

Rryma nuk ka nevoje të shtrenjtohet, vetëm të ndalet 3 orë brenda 24h për familje dhe amvisëri. Bizneset prodhuese vazhdojnë pa ndërprerë.

Mungesa e vetëm 150 Megawatt mbulohet me ndaljen e rrymës dy herë në ditë nga 1.5 orë. Këtu i shtojmë edhe të gjitha (27) hidrocentralet e vogla që operojnë deri në 24Mgw nepër tërë Kosovën. Kriza merr fund!

Kryeministër, mos e shtrenjto rrymën për xhepat e huaj! Mbroje popullin?

Temperatura do të rriten nga dita e hënë dhe nuk do të ketë më temperatura të ftohta shumë. Kjo ndihmon edhe më shumë - ashtu siç po ndihmojnë 250Mgw të bllokut B2.

Mbi të gjitha, pse nuk duhet shtrenjtuar energjia edhe në 3 komunat e veriut me serb? Rasti në gjykatë nga viti 2004 nuk ka të bëjë me krizën aktuale. Por është marrëveshje e turqve me Beogradin!

Nëse kryeministri Kurti bënë një veprim të tillë, atëherë nuk dalllon asgjë nga kryeministrat paraprak. Votimi i 14 shkurtit del zhgënjim i madh. Kryeministër, opozita po fiton poena vetëm nga gabimet tuaja të pamatura.

Qytetarët e Kosovës që kam biseduar me ta e që janë mbi 500 veta, të gjithë janë dakord që rryma të ndalet dy herën ditë nga 1.5 orë e mos të shtrenjtohet 42.6%.Çmimi i ri ua mbushe xhepat turqve dhe politikanëve - përderisa e varfërojnë popullin edhe më shumë.

Kryeministër, ju jeni në atë pozitë për popullin, jo kundër popullit. Njëherë ju vet pytini këshilltarët tuaj pastaj nxirrini të dalin e të pyesin njerëzit a me mirë ndalesë në 2 intervale kohore nga 1.5 orë apo shtrenjtim 42.6%? Të gjithë e zgjedhin të parën. Do ta shihni.

Veproni në interes të popullit, jo të atyre që po na e pijnë gjakune me fysht?!

Zgjidhja afatgjate

Janë dy zgjidhje afatgjate për çështjen e energjisë elektrike në Kosovë.

Fokusi duhet të jetë në 11 trilion tonalata thëngjill rezervë që ka Kosova - duke kërkuar edhe një herë nga Gjermania për asistencën e propozuar në riparimin total të 5 turbinave Siemens që ka Kosova A. Përderisa, BE siguron filtera e ajrit.

Çdo shtëpi, me përkrahje financiare 85% nga Qeveria e Kosoves, do të instaloi prodhimin solar të energjisë. Kosova ka 266 ditë më sjellë të plotë. Ndërsa 318 ditë diell të plotë dhe me re të kohëpaskohshme.

Gjermania, vjet ka prodhuar nga 87% të energjisë gjermane vetëm nga panelat solare individual - të gjitha të lidhura në rrejtin energjetik gjerman.

Kjo jo vetëm që për 9 muaj stabilizon komplet sistemin energjetik në Kosovë, por një herësh e benë Kosovën fuqi vendimmarrëse për Rajonin në fushën e Energjisë Elektrike.

Z. Kurti, nëse vërtetë jeni në pozitën e Kryeministrit për të mbrojtur interesin e popullin e Kosovës, atëherë këto janë veprimet me të mira që burojnë nga vet populli që e udhëhiqni. Mjetet të shohim a je me Ne a me Arushën!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat