Shumë pluhur, për pak gjë

Opinione

Shumë pluhur, për pak gjë

Nga: Hafiz Shala Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 09:00
Hafiz Shala

Në një shkrimin te djeshëm u deklarova ndaj të ashtuquajturit cocus i formuar për t’ia mundësuar ambasadorit serb që kërkesës së  tij t’i jepet pëlqimi për t’iu drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për çështje  të caktuara, në rastin konkret për Dardaninë e që në fakt brenda këtij shkrimi janë të përfshira, insinuata, sajime dezinformatash, grumbullim i “ fakteve” të tyre që në të vërtetë, janë shtrembërime më qellim të krijimi të një paqartësie, konfuziteti dhe krijimi i një “ alibi” të pa qenë përmes të cilit Serbia gjoja po tenton t’i “afrohet” Amerikës.

Në shkrimin tim të sotit është bërë një lëshim aty ku thuhet se kjo nuk do të thotë se shteti duhet të pasivizohet, në të vërtetë duhet të jetë, shteti, nuk duhet të pasivizohet.

Cocuset, nuk kanë fuqi vendimmarrëse përpos trajtimi dhe kjo në demokracinë amerikane i mundësohet çdokujt të bëjë kërkesa te tilla dhe të ngjashme, ama këtu nuk ka asgjë te keqe.

Kjo është demokracia Amerikane dhe ketë të drejtë ia mundësojnë çdo shteti, çdo subjekti qoftë edhe individi që ka peshë ku prekën interesat më të gjëra.

Por, ky cocus, as nuk e ka fuqinë vendimmarrëse e në rastin konkret as që e ka dhënë vlerësimin apo ka dhënë sugjerim rreth përmbajtjes së kësaj kërkese.

Për këtë, duhet të organizohet dëgjim ku duhet të merr pjesë edhe pala e cila akuzohet, qe shpesh edhe mund t’i refuzohet sikur e bëri Lobi Grek ne krye me Nicolas Gejgj( Nicolas Gage) kryetar i cili në vitin 1995 organizojë dhe sponzorojë dëgjim lidhur me Vorio Epirin dhe rrëzimin e Sali Berishës kur para Komitetit për Politikë të Jashtme deklarojë se në panelin e trajtimit të kësaj çështje je, nuk pranon asnjë shqiptar.

Atëherë, u detyruam zonjën Sherley Cloys-Dioguardi t’ia propozojmë pa e ditur ai se për kë behej fjalë.

Zonja Cloys ishte fenomenale dhe doli fituese. Në ketë dëshmi, ishte prezent Delegacioni i Partive politike shqiptare të Maqedonisë i kryesuar nga i ndjeri, Arber Xhaferi.

Mund ta merreni me mend se sa dëshmi( hiringje) ka organizuar  Lobi Shqiptar për 32 vite veprimtarie për shumë çështje  në rrethanat në të cilat gjendej Dardania qysh nga ato të ish Jugosllavisë, të Serbisë, çlirimit, shpalljes së pavarësisë, shtetëndërtimit deri tani kur po zhvillohen bisedimet Dardani-Serbi nen presionet e shtuara ndërkombëtare për të arrit më në fund një marrëveshje pas e gjithë kësaj stërzgjatje nga ana e Serbisë duke mos i zbatuar marrëveshjet e arritura nga ana e sajë por, gjithnjë duke e akuzuar Dardaninë për këto ngecje, për kryeneçësie, mosgatishmëri, për kërkesa të cilat Serbia nuk mund t’i realizojë e çka  jo tjetër.

Cocuset themelohen për shumë çështje  të natyrave dhe temave qe duan të trajtohen.

Qe nga cocusi për LGBT, për diabetët, për agrokulturë, cocuse ndërpartiake, cocuse psh. amerikano-afrikan ameriko-aziatik, dhe kështu qe kur e shikon regjistrin e cocuseve, diku arrin numri ne mbi 350 sish.

Por, pa e minimizuar si temë dhe çështje  trajtimi, formën e prerë e merr nëse Kongresi apo Senati debaton përmës ligjvënësve që nëse vendoset, atëherë shndërrohet në Rezolutë dhe e merr formën e prerë të ligjit i cili obligon shtetin- qeverinë ta zbatojë.

Prej 535 ligjvënësve( Kongres men e Senator) sa i ka legjislatura amerikane, nënshkrimet e veta për ta përkrahur një kërkesë të tillë, në rastin konkret e cila i drejtohet Presidentit të SHBA-ve, për mua mbetet një përkrahje simbolike.

Ajo që më brengosë mua, është sipas meje, “cocuset serbo- shqiptare”, konkretisht ai në Uashington qe doli tani në sipërfaqe dhe, “cocusi shqiptar” përbrenda Parlamentit të Dardanisë i cili në fakt është “opozita” e unifikuar e cila, për fat të keqe paralelisht po veprojnë për ta penguar udhëheqjen e re të Dardanisë e zgjedhura nga populli më shumicë të cilën, e akuzojnë për lëshimet e keqpërdorimet njëzetvjeçare e qe po tentohet t’i faturohet qeverisë në pushtet qe ende nuk e ka bërë një vit, e cila, ende nuk e paska ka bërë zgjidhjen dhe kjo i përshkruhet si pa aftësi.

Si mund të kuptohet kur në momentet më serioze të bisedimeve Dardani -Serbi, udhëheqja partiake e PDK-së e pranuar në heshtje edhe nga partitë tjera parlamentare dhe jo parlamentare, të bashkuar në një front duke mos zgjedhur metoda qoftë edhe makiavelistë, dalin me sugjerime rreth korrigjimit të kufijve qe në një mënyrë i jep fuqi Serbisë rreth aktualizimit të ish kërkesave të marrëveshjeve më udhëheqjen e kësaj partie, tani prapa grilave të burgjeve të Hagës, të cilët nënshkruan marrëveshje të dëmshme nën shantazhimin nga ana e Serbisë ndaj tyre të cilët, për t’i ik përgjegjësisë penale, tradhtie ndaj atdheut, përgjegjësi shtetërore e qe, në kushtet normale, duhej të hapej debat në Parlamentin e Dardanisë dhe, njëherë e përgjithmonë të jepen vlerësime shtetërore zyrtare dhe të ndermirën masa ligjore e kushtetuese nda të gjithë atyre, pa marrë parasysh procesin gjyqësor i cili po zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte, në Hagë.

Prandaj, e ashtuquajtura opozitë, të gjithë të tjerët kundër qeverisë, zavallin e madh e kanë sepse, sa më shumë po kalon koha, aq më shumë po dalin keqpërdorimet, keqqeverisjet, hajnit dhe pasurimet joligjore, tentim fshehjes së tyre më gjithë faktet ekzistuese.

Prandaj, “cocusi serbo- shqiptar”, me ndihmën e Listës serbe, po e bëjnë të pamundurën që, gjithsesi kjo qeveri të largohet si e vetmja mënyrë që t’i shpëtojnë drejtësisë se pa kapur.

Dua të besojë se, populli i cili me 14 shkurtë e dha verdiktin e tij, nuk do të bie pre e një propagande të paparë me gjithë mediumet ndaj të cilave ende kanë ndikim edhe pse po tentohet qe ato t’i shërbejnë popullit e jo klaneve mafioze politike te tipit të Al Caponos të cilët edhe u themeluan menjëherë pas përfundimit të luftës për të ardhur në pushtet dhe, në emër “ të asaj lufte”, të pasurohen ndërsa populli detyrimisht duhet të heshtë.

Tani, këta, në rendë të parë, e kanë frikën për përgjegjësitë ndaj veprave, kriminalo-hajduto-tradhtare, për çka  duhet të përgjigjen para popullit të cilin e rrjepën plotë 20 vjet e më tepër.

Shpresojmë se vetëdijesimi i 14 shkurtit, më gjithë akuzat e rënda “për mashtrime”, që i drejtohen kësaj qeverie qe nuk mund të jetë imune ndaj gabimeve në vorbullën e këtyre vëllimeve, e veprimeve qe kjo qeveri tenton ta ndërmerr, para se të tenton të arrijë ndonjë marrëveshje, pengesat kryesore rrjedhin nga politikat e gabuara, me ose pa qellim, me ose pa dije por, qe në të vërtetë nuk po mund të përfundojnë me sukses sepse, pengesat kryesore po dalin marrëveshjet e gabuara të dëmshme dhe të rrezikshme për funksionimin normal të shtetit.

Prandaj, ish udhëheqësit qe ishin më tepër se dy dekada ne pushtet po dalin si në prag i pa kapërcyer në realizimin e qëllimeve të një shteti normal e funksional në tërë territorin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat