Kthimi i furishëm i Sali Berishës!

Opinione

Kthimi i furishëm i Sali Berishës!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 30 mars 2022 Në ora: 10:32
Sherif Ramabaja

Motra dhe vëllezër demokrat, sot është një ditë e madhe për ne. Luli më në fund e paraqiti dorëheqjen. SHBA mua më sulmuan me Non Grata, po ngacmimi i tyre filloi nga bishti sepse koka e Non Gratas duhej të ishte Edvin Kristaqi. Unë durova gjatë, derisa kësaj pune t´ia lidhja kokën.

Më në fund smë mbeti tjetër përpos të hudhesha në ofenzivë. Planin e kishta të hartuar. Revolucioni mund të startonte.

Aktorët e mi kryesorë ishin  Lul brava dhe Edvin Kristaqi. Ndaj të parit duhej ta filloja Revolucionin, sepse atij duhej t´ia rrëmbente partinë time, kurse Edvin Kristaqit nga prapavija ia tregoja dhëmbët duke ia bërë me dije, më prit o Kristaq antikombëtari, se Shqipëria ka zot.

Lul Brava me veprimin e tij u mundua të tregohej shqiptar i evropianizuar. Ai nuk donte të binte në nivelin e të parit dhe as të dytit. Luli e mbrojti partinë më shumë se veten. Dha gjithçka nga vetja. Iu rrok reformimit të saj, duke dëshmuar se nuk është i lidhur për karrigën.

Premtimin e tij Luli e mbajti. Ndoshta e dorëzoi funksionin ende pa e ngritur partinë në breg të lumit, po presioni mbi te ishte i madh, pa menduar se ç´po i sillnin partisë.

Me dorëheqjen e Lulit u befasua edhe vetë Berisha, ( sepse ai nuk njeh  hapa të tillë) vrapoi duke menduar se e arriti rikthimin.

Tash ai veten po e llogaritë si udhëhëqësi dhe lideri i partisë. Së pari urdhëroi ç´bunkerizimin e selisë duke qenë i hapur për bashkimin e elektoratit, me kusht që ai të bëhej kryetar i partisë.

Unë i sfidoi të gjithë tha Berisha. Sorosi ishte ai që më njollosi. Familjarët e mi janë milioner, po nëse janë, janë nga bizneset e tyre e jo nga favoret e mia.

Unë ju tregova se isha larguar nga politika, për t´u mos u kthyer kurrë, po duke i parë sondazhet e zgjedhjeve nuk munda të isha indiferent. Luli vetëm tregonte llafe dhe nuk ndodhte agjë.

Një ditë u mblodhën nga lagja ime të vegjël e të mëdhenjë, më kërkuan të ndërroja mendje. Hallat e mia po ashtu më vizituan dhe kërkuan që t´i kthehesha politikës. Tezet, nipërit, mbesat, dajët, kushërinjtë e afërt e të largët, fqinjtë dhe e gjith Tropoja me rrethinë, njerëz e shtazë u ngritën në këmbë.

Ne jemi pas teje më thanë. Pra kështu lindi Revolucioni që unë desha apo nuk desha, s´mund ta ndalja.

Ndodhi bunkerizimi i Lulit të cilin unë nuk mund ta nxirrja as të gjallë e as të vdekur edhe pse me çyski, kazma, çekana, dana, mjete speciale të mesjetës kundër portave të kështjellave etj. u mundova të shkoja në zyrën time. Nuk e kisha menduar ashtu, sepse ndoshta do duhej të angazhoja buldozher, vinça e mjete të tjera të rënda, po më në fund përkundër të gjitha krrokatjeve të tij erdhi dorëheqja, skishte se çpriste Luli.

 Unë nuk e kam për vete këtë fitore, po për popullin shqiptar. Partinë të cilën vetë me këto dy duar e kam krijuar, smund të ma rrëmbej askush, këtë duhet ta dijë secili.

 SHBA i kemi mike, por ato nuk mund të vendosin për politikat tona. Ai që vendos është sovrani dhe ky sovran sot është pas meje.

Rama tash e ka të qartë se me kënd ka të bëjë. Unë nuk njoh humbje dhe dorëzim. Për mua vlen vetëm fitorja.

 Nëse populli më kërkon, unë në shesh të Tiranës do ia nguli secilit, duke filluar nga diktatorët Hoxha, Lenini, Stalini etj. ( e kam fjalën për lapidarët).

 Kryesore ne mos t´i harrojmë se kush ishin ata, në mënyrë që mos të na përsëriten gabimet, sepse po e shohim se të tillët ç´po bëjnë sot në Ukrainë.

 Një mos harroni, po të zgjidhem unë kryeministër, nuk do i kufizoj të drejtat e njeriut, po do i zgjeroi në pakufi. Ky është dallimi mes meje dhe Edvin Kristaqit.

Unë do e anuloi marrëveshjen mbi Detin me Greqinë. Unë do e ngris Teatrin ashtu siç ishte. Unë do e deklaroi të përfunduar tentimin për Open Ballkan mes diktatorëve Rama - Vuçiq. Unë menjëherë do i hapi kufijtë me Kosovën. Unë do luftoi që Kosova të pranohet në NATO pa vonesë. Unë do kërkoi që Kosova të njihet nga 5 vendet e EU.

Kurtit po ashtu do i kërkoi që Serbisë, po qe nevoja t´i kundërvihet edhe ushtarakisht, Shqipërinë do e ketë pas, së paku me furnizime të derivateve të naftës.

Do kërkoi rritjen e buxhetit të shtetit. Do kërkoi rritjen e pagave, po pat mundësi 100%. Do kërkoi zbritjen e çmimeve deri në 50%. Do kërkoi uljen e taksës, do kërkoi uljen e borxhit shtetëror. Do kërkoi që Shqipërinë ta bëjë një kopsht me lule ashtu siç e ëndërronin Rilindasit tanë, e jo Rilindja e Kristaqit.

Pra me një program të tillë, cili do jetë ai i marr që nuk më voton mua. I tërë populli shqiptar duhet të lutet për shëndetin tim që të jetoi sa më gjatë, në mënyrë që t´i realizo qëllimet e mia.

Gjithashtu duhet ta dini se në koalicion do ta kemë edhe Ilir Metën. Mbes me shpresë se kësaj rradhe do jetë më gjatë se një mandat me mua, sepse ai lëvizë her te Kristaqi e herë tek unë.

Po ashtu po ju premtoi se po qe nevoja do e ndërroi edhe kushtetutën shtetërore, që të jemë udhëheqësi i përjetshëm i këtij populli trim dhe të papërkulur. Rroftë klasa punëtore e Shqipërisë.

Shkrim satirik nga Mars - Rover

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat