Mos m`a luaj lojën time! -Përvoja e opozitës…

Opinione

Mos m`a luaj lojën time! -Përvoja e opozitës…

Nga: Hamdi Rafuna, Norvegji Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Përvoja e opozitës në pushtet po mbron me gjelozi patentën e saj qeverisëse! Dielli nuk ndalet me shoshë, por edhe turpi nuk hahet me bukë!. Këta opozitarët njëherit kan harruar se ndëshkimi nuk vjen nga qielli, por nga të pa larat e tyre që nuk kapërdihen. Të gjithë e kemi kuptue se përvoja nëzetëvjeqare në pushtet ishte e tepërt për juve dhe e «lodhshme» prandaj do të ishte mirë qe mos mbroni shtetin po vetëveten nëse mundeni. Me pas qenë njëmend të devotshëm në të pa mundurën e të mirës për të mirën e vendit dhe asnjëherë për vetëveten e rrethin familjar, besoj se ende do të ishit në pushtet!

Të shpresojmë se kjo s’duhet të’i ndodhë tani pozitës sepse veprimet e ngjajshme me ato të opozitës, (për të mirën e vetëvetes) do të ndëshkohen edhe më rënd! Si është e mundur që një pjesë e madhe në politikë asnjëherë s’pjeken, kurse rrita për vetëveten nuk është kah u mungon? E vërteta tjetër është se, veprimet lakmiqare t’opozitës u ndëshkuan nga votuesit «zemërmirë» me nga një fletë fiku.

Këto fletë fiku do të mungojnë ndërkohë dhe se turpi do jenë edhe më i madhë nëse përsëritet e njëjta lojë nga pozita! Kjo është për të mos u besua! Këtyre mendimeve të lira në politikën tonë u shkon përshtati edhe ky tregim: Dy të vëllezër grindavecë kishin pas bë një marrëveshje që të ushqehen nga një pjatë e vetme por me sy mbuluar!

Kushti ishte një lugë njëri- një lugë tjetri për vetëveten dhe kështu me rradhë deri sa të zbraset pjata! Njëri i thotë tjetrit: pse bre vëlla ti po i mer nga dy lugë përnjëherë? Ky tjetri; jo përbesë, unë po respektoj marrëveshjen! E po mirë, si po m’shiqon ti mua kur sytë i ke të mbuluar? Unë nuk po mundem me t’shiqua ty por vetë po bëjë ashtu dhe se po mendoj se edhe ti je grykës sikur unë! Opozita s’ka të ndalur me këto sulme mbojtëse..Ndoshta kjo është filosofi abstrakte por e përdorshme për të reflektue sa do pak në këtë mes.

Platforma e mirëfilltë për vendin është lokomotiva e përbashkët e shtetit. Ndërsa lokomotiva nuk lëvizë dot përpara kur disa i nxënë rrugën ose e drejtojnë kah shtëpia e vetë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat