Sheshi i Flamurit është i të gjithë shqiptarëve!

Opinione

Sheshi i Flamurit është i të gjithë shqiptarëve!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 11 prill 2022 Në ora: 07:54
Xhevat Mustafa

Më 3 prill, arsimtari, studjuesi dhe publiçisti i mirënjohur në Vlorë e Tiranë dhe përtej tyre, në vend e në diasporë, Gëzim Zilja, plot shqetësim për projektin edramist të masakrës urbanistike në Sheshin Historik e mbarëkombëtar të Vlorës, bëri një thirrje shpirti e zemre, të cilën po e citoj jo të plotë.  “Ndihmojeni Vlorën, o Shqiptarë! Sheshi i Flamurit nuk është vetëm i vlonjatëve! ..Ai është i të gjithë shqiptarëve kudo në botë...Ndihmojeni Vlorën, që të ruajë historinë e saj dhe shqiptarizmin. E vetme, ashtu si Tirana, që po humbet gjithçka me vlerë, ajo nuk ia del dot!”

Mesazhi mund të shprehet edhe në formën: ndihmojeni Vlorën, që Edi Rama me shokë e shoqe të mos e masakrojnë dhe betonojnë si Sheshi “Skënderbej”në Tiranë, si sheshi i Durrësit në mes të qytetit dhe ai  buzë detit, tek Porti...!

Në javën e parë të prillit u bënë dy protesta në mbrojtje të Sheshit Historik apo qendrës së Vlorës, me pjesëmarrje të pakta për shifrën e popullsisë së qytetit. “Vlonjatët e majtë”, domethënë enveristo-edramistë të moçëm e të rinj, ose vështronin me tallje nga karriket e kafeneve, ose nga ballkonet, ose ndiqnin në shtëpi, nga ekranet e televizorëve seriale turke, edhe ato me sulltanë, vezirë, pashallarë, një pjesë që kanë bërë masakra të tmerrshme e kolektive edhe mbi shqiptarë, edhe në Vlorë!!!??? Ka jo pak nga ata vlonjatë, që i kanë bërë gjokset gropë  duke u mburrur se Partisë dhe kryetarit  vlonjatët "e majtë denbabaden", u falin gjithçka! Edhe kur i mashtrojnë e tallin: edhe kur u shkatërrojnë shtëpi e prona; edhe kur i vjedhin, edhe kur i zhgënjejnë e turpërojnë me paaftësi, papërgjegjshmëri, dështime, skandale, abuzime korruptive e morale...Edhe pse rrugët e rrugicat e lagjeve të brendshme, përtej Pedonales fasadeske, prej mbi 77 vjetësh përmbyten edhe vetëm pas një ore shi të rrëmbyeshëm...Edhe pse shpesh, edhe zonave turistike, në të katër stinët, si Radhimës dhe Orikumit, u ikën energjia elektrike me orë e me ditë...Ua falin të gjitha turpet e pisllëqet vetëm që ai "maloku i Veriut", Saliu dhe PD të mos kthehen më në pushtet, edhe pse, pa zë e me sinqeritet, plot, edhe prej tyre, mund të thonë se "në kohën e demokratëve kanë fituar jo më pak se në këtë të edramizmit"!!! Nuk përbën surprizë që të ketë edhe nga ata vlonjatë "të majtë", që të dehur apo droguar nga fanatizmi partiak e nga mitizimi i disa figurave historike apo të sotme, mund të arrijnë deri në absurdin të mendojnë ose thërrasin: rrofshin më shumë se sa të gjithë vlonjatët e sotëm e të ardhshëm, Ismail Qemali, Selam Musai, Enver Hoxha, Edi Rama...!!!! Vlora, Vlora, vazhdo si këto 78 vjet, bëja fora!!!

Është një temë e gjërë analize për të gjetur arësyet apo shkaqet se përse shumica e vlonjatëve qysh nga 8 nëntori 1941 janë “të majtë” kaq tepër fanatikë apo partiakë të verbër. Një pjesë për periudhën e diktaturës, nga 1945-1992 ndjehen borxhlinj të përjetshëm ndaj PKSH- PPSH-së dhe vazhdueses së saj PSSH-së, sepse zbritën nga krahina e fshatra të largëta dhe të thella e u shkolluan në të gjitha nivelet në Vlorë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë...dhe deri më 1961, duke u diplomuar edhe nëpër universitete të vendeve të ish  kampit socialist, si oficerë ushtrie, policie, marine detare, inxhinierë....Pastaj, zunë punë e poste të mira, morën apartamente të bollshme e jo pak vilat e familjeve të pasura, të të  persekutuarve politikë prej partisë dhe qeverive të tyre...Një pjesë, duke i zbatuar urdhërat e eprorëve partiakë dhe qeverisës me bindje të plotë, deri në nëpërkëmbje dhe kapërcim të ligjeve, u inkriminuan me “të majtën” gjatë “luftës së klasave” me egërsi jo njerëzore, kush më shumë e kush më pak. Pas 1990-tës, nga 1991-2022, pra edhe gjatë 13 viteve të qeverisjes nga PD dhe Berisha si dhe në këto 8 vjetët e Rama- Rilindje-qeverisjes, jo pak nga komunisto-socialistët vlonjatë, u favorizuan, implikuan, inkrimiminuan, bashkëfajtorizuan..., në trafiqe të paligjshme emigrantësh, prostitutash, drogërash, armësh, mallërash të tjera...Pas vitit 2013, iu dha liri me pashë dhe parcela për kultivimimin dhe trafikimin e kanabizit. Sipas shprehjes së popullit, “ky stan, këtë bulment ka”. Krahas përfitimeve të mëdha financiarë të shndërruara në vila dhe pallate banimi e turistike, në njesi apo komplekse tregtare, bënë, me apo padashje edhe armiqësi me njeri-tjetrin e të tjerë, për konflikte interesash, zona mbizotërimi apo bastionesh...Rrjedhimisht jo pak bij e bija të Vlorës u bënë viktima të hakmarrjes apo larjes së hesapeve, dukuri apo praktikë që vazhdon edhe në ditët e tanishme, në Vlorë, Shqipëri e në vende të tjera fqinj apo më të largëta...Gjithësesi, për gjithçka kanë përfituar gjatë këtyre 77 vjetëve, vlonjatët dhe gjithë shqiptarët, nuk ka përse të ndjehen për gjithë jetën borxhlinj dhe mirënjohës ndaj partive, qeverive dhe kryeministrave të tyre të zemrës, si rrjedhojë e kultit apo mitit të besës. Sipas gjykimit tim, për shumicën e atyre që kanë përfituar në këta 77 vjet, është e logjikshme dhe më e drejtë t’u jenë mirënjohës djersës dhe sakrificave të prindërve dhe të vetvetes. Sepse, edhe për punët raskapitëse janë paguar me paga, ditëpunë, pensione qesharake nëpër fabrika, miniera, naftë...ndërmarrje gjithëfarllojshme, kooperativa e ferma, në arsim,shendetsi, shërbime komunale, në ndërtim, bonifikim...Aq më tepër, nuk ka përse të ndjehen mirënjohës, borxhlinj dhe besnikë deri në vdekje ndaj një partie, e cila nuk ua ka mbajtur fjalën apo besën gjatë 81 vjetëve, por, si një “prostitutë politike” i ka mashtruar paskrupullsisht dhe shfrytëzuar pashpirtësisht.

Do të ishte në të mirë të Vlorës dhe të të gjithë Shqipërisë sikur, qoftë edhe vetëm për një orë, vlonjatët “e majtë” të arrijnë t’i harrojnë partinë dhe kryetarin, që iu kanë rrëmbyer zemrat dhe mendt  dhe të bëjnë analiza objektive, me mendt e kokave të veta e jo të atyreve që u jep Edi Rama nëpër televizione, gazeta, takime elektorale apo për përurime propagandistike...Nëse arrijnë ta mposhtin vetveten, ta bëjnë këtë “heroizëm” apo”vetëmohim”, ka shumë të ngjarë të përjetojnë turpërim nga përfundimet që do të nxjerrin. Do të kuptojnë dhe përjetojnë me keqardhje faktin se qysh kur Vlora ra nën ndikimin dhe sundimin komunist, nga 1941- 1942, pjesa e vlonjatëve enveristo- edramistë, kanë treguar se për parti e kryetar “i vënë flakën” vetes, shtëpive, familjeve, komshinjve, kushërinjve, miqve...Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Jo rastësisht, në këta 32 vjet pas 1990- tës PD dhe e djathta, nuk kanë fituar asnjë herë në Vlorë apo kanë marrë rezultatet më të ulta në zgjedhje! E pra, gjatë 47 vjetëve të gjasme komunizmo- socializmit dhe këtyre 32 vjetëve të gjasme demokracisë, pas 1990- tës, Vlora nuk është privilegjuar nga "e majta", nuk ka fituar më shumë e nuk ka jetuar shumë më mirë se në qytetet, ku ka ndikim dhe mbështetje më të madhe PD dhe "e djathta". Personalisht, mendoj se Vlora dhe përgjithësisht qytetet, krahinat dhe fshatrat e ish Zonës së Parë Operative, prej 78 vjetësh, duke dashur, mbështetur, votuar vetëm PKSH-PPSH-PSSH, "të majtën:, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Fatos Nanon, Edi Ramën, Skender Gjinushin..., disa edhe marrëzisht, edhe më shumë se veten, familjet, Vlorën, Shqipërinë, e kanë mbajtur peng apo robinjë krejt Shqipërinë nën qeverisjet e "të majtës". E kanë vazhduar këtë "vetëvrasje lokale e kombëtare"  edhe kur është bërë e qartë se "partia e tyre e zemrës" dhe qeveritë e saj, kanë dështuar plotësisht për paaftësi, papërgjegjshmëri njerëzore, sociale, kombëtare, për rezultate tejet të ulta. Prej kësaj gjasme të majte  ishim të fundit në Europë më 29 nëntor 1944 për treguesit kryesorë të zhvillimit, pagave, pensioneve,  nivelit të jetesës dhe jemi po të fundit, deri më sot, më 11  prill 2022. Po prej qeverisjes prej kësaj "të majte" jemi të parët për të këqija  korrupsion, kriminalitet, kanabizim, varfëri, emigracion, trafiqe të paligjshme....Fatkeqësisht, në këta 32 vjet, Vlora mund të vlerësohet si kryeqyteti i mafias shqiptare, të lidhur edhe me krerë të PS- së dhe me qeveritarë të saj të 3 niveleve. Lidhja verbërisht apo skllavërisht vetëm me të majtën, duke i etiketuar, urryer dhe luftuar gabimisht të gjithë të djathtët si berishistë, kur për nga veprat, me më shumë gjasa, me analizë të thellë e të kthjellët, mund të dalë se Berisha ka bërë më tepër për “të majtën” se sa për” të djathtën”, ka dëmtuar rëndë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë! Vlora po tregon konservatorizëm, militantizëm famatik apo të verbër ndaj enverizmit dhe edramizmit, duke mos lejuar rrotacione politike, me qeverisje më të afta, më të përgjegjeshme, më pak të korruptuara, më të suksesshme, qoftë edhe 25- 50% se sa këto të PKSH-PPSH- PSSH! Të mirëkuptohemi, edhe PD, "e djathta" nuk janë gjenetike të djathta dhe perfekte! Kjo, përsëri ndjeshëm më tepër për faj të "së majtës", e cila, sipas skenarit të Ramiz Alisë, qysh nga krijimi i PD dhe kalimi në pluralizëm, ka futur "kope me kuaj dhe pela Troje, Blloku, Sigurimi, Surreli...." apo shumë "mishëra të huaj" në kryesitë dhe qeveritë "e djathta" !!!Megjithatë, për paaftësinë, dështimet, mashtrimet, skandalet, korrupsionin e pafre, pazaret edhe me interesat kombëtare..., është bërë i domosdoshëm dhe sa më i shpejtë largimi nga qeverisja e Rama-rilindjes dhe zëvendësimi i saj me një qeverisje të re, jo domosdoshmërisht të PD-së dhe të aleatëve të saj tradicionalë. Do të ishte në të mirë të vendit një qeverisje as 50% partiake, me mbizotërim të intelektualëve elitarë, nga shtresa e të përndjekurve politikë, të pavarur apo nga “shoqëria civile”, pa lidhje me të shkuarën diktaturiale, me ish sigurimin komunist, me Serbi e Greqi, me Sorosët, at e bir, me Ndraghetat dhe segmente të tjera të mafias italiane, ekuadoriane, meksikane, kolumbiane, turke, ruse, serbe, malazeze..., me oligarkë e bosë shqiptarë e ndërkombëtarë...!

Është koha, që vlonjatët të kuptojnë se duhet ta duan shumë më tepër, me zemra, me vepra e vota VLORËN! Kjo shprehet dhe realizohet duke e çliruar qytetin e tyre dhe gjithë Shqipërinë nga pengmarrja 78 vjeçare e kësaj gjasme apo pseudo të majte shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat