Klasa Politike si trekëndëshi i Bermudeve

Opinione

Klasa Politike si trekëndëshi i Bermudeve

Nga: Prof.Dr.Afrim Koliqi Më: 23 prill 2022 Në ora: 18:12
Prof.Dr.Afrim Koliqi

Çfarë është duke ndodhur me klasën politike të Kosovës? Në skenën tonë politike është futur një konkurrencë e partive politike që pasqyrohet me marrëdhënie ataku e konflikti duke përçuar mosdurimin e shpifjen deri tek kualifikimet e tradhtisë kombëtare për punën e partisë në pushtet nga opozita dhe ndërrimit të pozicioneve në pushtet të këtyre partive duke ruajtur këtë model politik mohues. Ideja e kësaj konkurrence duke mohuar angazhimin e drejtë politik rrezikon të bëhet një nga klishetë politike të klasës politike. Nga një detyrim normal i punës së mirëfilltë politike në kalim të veprimeve të neglizhencës dhe indiferencës për problematikën e zhvillimit strategjik socioekonomik është kthyer në imazhin dominues të luftës politike të pa kompromis e pa vlera në këtë kohë epokale me plotë sfida për Kosovën.

Papjekuria politike e përcjellë me interesa të ndryshme duke humbur dhe natyrën morale etike të veprimeve politike , e shfaqur në çdo veprim dhe e ndier gjerësisht në skenën politike me një rivalitet konfrontimi mesjetar , ka lënë vendin në një trekëndësh politik të tipit të Bermudeve ku mund të humb çdo gjë e arritur me mund e sakrifica të mëdha nëpër dekada.

Që nga paslufta e vitit 1999 në Kosovë u ndërtuan relacione të ashpra në mes klasës politike që degraduan imazhin si shoqëri duke futur një konkurrencë dekadente me sharje e fyerje deri tek rivaliteti absurd ku njerëzit në politik mund të ndëshkoheshin dhe me inkuizicion politik e fizik.

Kjo gjendje u pasqyrua në shumë afera politike, afera të tenderëve e të rendit juridiko kushtetues të përfaqësuesve partiak të cilat kanë lënë gjurmë dhe kanë frenua zhvillimin e shoqërisë. Shumë raste të tilla kanë mbete sot e kësaj dite enigma të pa zgjedhuara. Nga kjo situatë kanë pësuar e vuajtur shumë familje duke i humbur anëtarët e familjes, duke lindur dyshime në individ e parti politike. Mos ndriçimi i rasteve nga ana e drejtësisë dhe zgjatja e tyre në funksion të faktorit kohor gati në haresë pasqyron një drejtësi të vonuar e të kontrolluar ndoshta dhe politikisht.

Klasa politike duhet të fokusohet në zhvillimi ekonomik që është procesi i përmirësimit të mirëqenies sociale të njerëzve. Fokusimi në zhvillimi ekonomik mund të ngrit e përfshijë një ekonomi më të fortë duke mundësuar një gamë më të madhe shërbimesh sociale që përmirësojnë ekonomin shoqërore. Koncetrimi i zhvillimit në një ekonomi të pas luftës nga klasa politike do duhej të bazohej në zhvillimin e veprimtarisë prodhuese, bujqësisë, kujdesit shëndetësor të përkrahur me obligime ligjore , arsim cilësor dhe shërbime të plota sociale. Në këtë mënyrë do krijohen indikatorët e ngritjes reale ekonomike me shkallë dhe përqindje që do rriste bruto buxhetin shtetëror dhe do ndikojë në indeksin e të ardhurave si treguesi i vërtetë i progresit. Nivelet e varfërisë absolute janë rritur në Kosovë diku mbi 27% ku dominon popullsia me të ardhura më pak se minimumi i nevojshëm për të përmbushur nevojat bazë të shportës jetësore. Kjo gjendje ekonomike ka bërë që shumë njerëz e familjar, kryesisht të moshave të reja, dhe kuadro të kualifikuara nga mjekësia dhe fushat tjera të largohen nga vendi e të migrojnë drejt Evropës e në vende tjera të botës ku ekonomikisht mund të mbijetojnë më lehtë e pa brenga.

Lufta në Ukrainë po përfshijnë dëmtime afatgjata në infrastrukturë, tjetërsim fizik dhe psikologjik të ukrainasve, reduktimin e kapitalit material, eksod dhe sakrifica kolosale njerëzore. Kjo luftë sëbashku me p(l)andeminë Kovid-19 ka ndryshuar botën duke shkartuar në radhë të parë jetën e njerëzve, zingjirin e ushqimit, rritjen e çmimit të naftës, metaleve e produkteve bujqësore në berëzën ndërkombëtare dhe inflacion mbarë botëror. Efekti i luftës në Ukrainës mund të shfaqet si një skenar i mundshëm në shtetet Baltike, pastaj në Kinë në raport me Tajvanin, në Ballkanin perëndimor: Bosnje, Mal të Zi e Kosovë dhe shto këtij konstatimi dhe sulmet ndaj formacioneve policore në veriun e Mitrovicës.

Kosova ka mbi njëzet vite që nuk trajtohet drejt nga diplomacia Evropiane në bisedime duke e llogaritur si palë që duhet të bëjë lëshime ndaj kërkesave të Serbisë. Kjo shihet dhe tani për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Në këto rrethana të diplomacisë botërore Kosova duhet të kërkoi sa më shpejt anëtarësimin në NATO dhe këshillin Evropian. Kjo do i jepte një siguri të plotë nga agresioni dhe shtytje të rëndësishme në stabilitetin politik e ekonomik.

Politikën partitë në Kosovë duhet kuptojmë si mënyrën në të cilën ne punojmë dhe rregullojmë çështjet tona shoqërore dhe fitojmë kontroll më të madh mbi situatën aktuale. Politika e partive politike në Kosovë duhet të jetë gjithashtu strategjia e mbajtjes së bashkëpunimit mes njerëzve me nevoja dhe ideale të ndryshme në jetë, apo për zgjidhjen e problemeve brenda grupit, qoftë kjo familje, apo shtet-komb. Shoqëria jonë ka nevojë , më shumë se kurrë, për një klasë politike të aftë dhe të disiplinuar, të cilët janë të gatshëm të punojnë në shërbim të autoritetit të individit e shoqërisë. Relacionet e partive politike duhet të shihen siç duhet si mbrojtës të shtetësisë, zhvillimit ekonomik e social, qytetërimit dhe jo si armiq të tij.

Andaj klasa politike duhet të krijoj sistemin e vlerave zhvillimore në komunikimin, në bashkëpunim dhe punë me interes shoqëror duke krijuar stabilitet politik me interes shtetëror e nacional në të kundërtën do futet në trekëndëshin politik të “bermudeve” ku do humbi e tretej nga roli shkatrues i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat