Vlora Çitaku tradhtare e mëkatare

Opinione

Vlora Çitaku tradhtare e mëkatare

Nga: Rexhep Torte Më: 8 maj 2022 Në ora: 17:34
Vlora Çitaku gjatë një fjalimi në OKB, sa ishte ambasadore e Kosovës

Vlora Çitaku, ish ambasadore e akuzuar për tradhtare të Kosovës, në SHBA po sillet si hoxha i ligë që thotë, “Vepro si them unë dhe mos vepro siç veproj unë”.

Moderatorët e debateve televizive apo gazetarët duhet ta pyesin Vlora Çitakun, pse pas gati më shumë se shtatë muajve nuk po i përgjigjet Prof. Dr. të nderuar Enver Bytyqit për rolin e saj të dyshimtë si ambasadore e Kosovës në SHBA, kur së bashku me tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama, dhe në bashkëpunim me pro serbët si Richard Grenell, si edhe në bashkëveprim me kriminelin Aleksandër Vuçiqin, e përgatitën planin për copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë.

Çfarë është folur aty

Këtë plan ogurzi për fat të mirë nuk e lejoi të realizohet, e nderuara Angela Merkel ish-kancelare e Gjermanisë me këmbëngulësinë e saj.

Vlora Çitaku- nënkryetare aktuale e PDK-së, ngjashëm si kameleoni së bashku me PDK-në e saj, nëpërmjet deklaratave të tyre mashtruese në Facebooku apo në emisionet debutuese televizive, si edhe në intervistën e Radio Evropa e Lirë, që u botua në “Bota Sot”, në rubrikën opinione, po mundohen që duke e kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit, t’i mbulojnë tradhtitë dhe hajnitë e tyre ndaj Kosovës.

Vlora Çitaku, më datë 6 maj 2022, lidhur me takimin Albin Kurti - Aleksandër Vuçiq në Berlin në praninë e ndërmjetësit të BE-së Lajçak, deklaroi se “Ne na intereson çfarë është folur aty, a ka ndonjë rezultat, a kemi një agjendë të saktë kohore, dhe në fund shpresoj që kryeministri Albin Kurti ta ketë kuptuar se ky dialog është i rëndësishëm dhe se Serbinë s’do të mund ta bindim kurrë. Çitaku sugjeron se s’duhet humbur kohë për ta bindur Serbinë, por duhet të bindet bashkësia ndërkombëtare”.

Vlora Çitaku, në intervistën e dhënë për Radio Evropa e Lirë më datë 7 maj 2022, thotë se, “Ne kërkojmë që Qeveria e Albin Kurtit të ketë konsistencë dhe transparencë, që kryeministri Kurti t’i përmbushën detyrimet kushtetuese, ta përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë dhe të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke.”

Oj Vlora Çitaku, ish ambasadore mëkatare, këto sugjerime të tua, kryeministri Albin Kurti i din edhe në gjumë, edhe shumë më mirë se ti, qoftë për procesin e dialogut me Serbinë, qoftë për rëndësinë e këtij dialogu, qoftë për bashkërendimin me bashkësinë ndërkombëtare, të cilin edhe është duke e kryer.

Albin Kurti deklaroi se në bisedime shkon si palë e barabartë në respektim të Kushtetutës dhe të integritetit territorial të Kosovës, gjë që nuk e bëri asnjëri nga dialoguesit para tij.

Për kur mbet radha e rrëfimit të Vlora Çitakut

Zotësia, intelektualiteti, ndershmëria dhe atdhedashuria e Albin Kurtit ndaj Kosovës, krahasuar me ty dhe PDK-në, është si dita me natën, apo si mali me fushën.

Këto kërkesa duhej t’ia drejtoje tradhtarit Hashim Thaçi dhe vetvetes tënde para se ta bëjë tradhtinë dhe mëkatin si ish-ambasadore e Kosovës në SHBA.

Konsistencën dhe transparencën që po e kërkon nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duhet ta dëshmosh ti duke u rrëfyer lidhur me, po ta rikujtoj se, prof.Dr. Enver Bytyqi i nderuar më datë 20.10.2021 botoi opinionin e tij në “Bota sot” me titull, “Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rrëfehet”, që zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te lexuesit dhe analistët.

Siç shkruan prof. Dr. Enver Bytyqi, Sabina Çudiq-politikania nga Bosnja e Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 për ndarjen e Kosovës.

Mathew Palmer- emisar i SHBA-ve për Ballkanin, në prill të vitit 2019, i kishte thënë Sabina Çudiqit se, “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhe si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku asokohe i ka thënë boshnjakes Sabina Çudiq, “Pse po ndërhyn në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë?”

Sabina Çudiq i përgjigjet, “Sepse ndikimet për Bosnjë e Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin.

Me Vlora Çitakun kishin lënë të takohen të nesërmen në KS të OKB-së, por që Çitaku e kish anuluar në momentin e fundit.

Vlora Çitaku-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, sipas këtyre deklaratave ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh, ndryshim kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.

Sipas prof. Dr. Enver Bytyqit ky anulim ishte shkaku i bisedës një ditë më parë me Palmer. Megjithatë opinion publik ka nevojë për disa shpjegime më të gjera e më të sakta.

-Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Çitaku në projektin për ndarjen e Kosovës?

- A ishte pjesë e mekanizmit të lobimit pro serb për këtë ndarje?

-Pse ajo ishte dakord që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundonte me ndryshim kufijsh?

-Pse e mbështeti këtë ide?

-Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?

-Cilat janë bisedat, rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para ish-presidentit Hashim Thaçi në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?

-Çfarë ishte parashikuar në takimin në KS të OKB-së dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë e Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë? Dhe

-Çfarë loje tjetër është bërë në margjinat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje territoresh në favor të Serbisë?

Lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme

Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje edhe kemi thënë se lidhjet e Vlorës me Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Shpjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësuar se me cilët politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme”, në mbledhjet e KS për Kosovën apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës?!

Me Vlorën që në opinionin publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe Hashim Thaçit”?!

Oj Vlora Çitaku, sot e kësaj dite nuk je denjuar t’u përgjigjesh pyetjeve të sipërtheksuara që t’i parashtroi Prof. Dr. Enver Bytyqi për ta pastruar veten nga tradhtia që o përpoqe t’ia bësh Kosovës.

Para se të merrni guximin ta kritikoni Albin Kuirtin dhe qeverinë e tij, qeverinë më të pastër deri sot, e cila nuk ka bërë asnjë tradhti dhe asnjë hajni siç keni bërë, ti, Hashim Thaçi dhe PDK-ja, është e domosdoshme që fillimisht ta kritikoni dhe pastroni veten tuaj nga të ligat, tradhtitë dhe mëkatet që ia keni bërë Kosovës në 21 vitet në liri e pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat