Kosova kampione e festave të pushimit!

Opinione

Kosova kampione e festave të pushimit!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 9 maj 2022 Në ora: 09:13
Ilustrim

Kosova është kampione e ditëve të festave për pushim të institucioneve shtetërore.Vendi i vakive jemi ne.

Është java e pestë me radhë.Pesë të hëna janë ditë pushimi për institucionet shtetërore.E hëna e festave dhe e pushimit.Pothuaja është shndërruar në ditë vikendi krahas të shtunës dhe të dielës.Pra,këto tri ditë janë bashkuar,meqë dy ditë nuk po mjaftojnë për pushim.Atëherë pasi që është kështu po e shpallim edhe zyrtarisht të hënën ditë pushimi,sepse jemi lodh me punë.

Gjithësesi këtë vendim duhet të merr Komisioni i Legjislacionit,Mandateve,Imuniteteve,Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.Madje,sa më parë aq më mirë.A pajtoheni apo jo?

Qytetarët dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar që ligji për festat zyrtare të ndryshohet,por një gjë e tillë ende nuk është shqyrtuar në Parlament.Turp!

E kur do bëhet mirë në Kosovë,bash kurrë hiq!

P.S:Sipas Ligjit për Festat Zyrtare nëse festa i bie të jetë të shtunën ose të dielën,atëherë kompensimi i saj bëhet në një ditë të punës,që zakonisht bëhet të hënave.

Festat zyrtare në Kosovë janë:Viti i Ri,Krishtlindjet Ortodokse,Dita e Pavarësisë së Kosovës,Pashkët Katolike,Pashkët Ortodokse,Dita Ndërkombëtare e Punës,Dita e Pavarësisë,Dita e Kushtetutës,Dita e Evropës,Bajrami i Madh,Bajrami i Vogël dhe Krishtlindjet Katolike.

Përveç festave zyrtare, Kosova ka edhe 8 ditë memoriale, në disa prej të cilave pushohet, siç është 28 Nëntori,Dita Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat