Pse 2021 parashikohet si vera e seksit!

Seksi

Pse 2021 parashikohet si vera e seksit!

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 06:44
Ilustrim

Tashmë që numri i të vaksinuarve po rritet çdo ditë në të gjithë botën, jo pak njerëz po bëjnë plane për të kompensuar një vit izolim. Vera e 2021 do të jetë një periudhë ku njerëzit do të ndërrojnë maskat për një lloj tjetër mbrojtjeje. Mirë se vini në verën 2021: vera e seksit.

Përdoruesit e aplikacioneve janë të parët që e etiketuan si të tillë. Gjatë pandemisë dëshira seksuale u ul, sit e beqarët ashtu edhe te çiftet. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit të ‘vrapojnë’ për të përmbushur dëshirat seksuale. Ka shumë të ngjarë që njerëzit ndërsa të kërkojnë tani një lidhje më shumë shpirtërore, jo vetëm seksuale.

Shumë kompani po i reklamojnë muajt e ardhshëm si një lloj mishërimi i dytë i 'Njëzetave të zhurmshme': një referencë për periudhën hedoniste me parti që pasoi pandeminë e fundit globale, gripin spanjoll të vitit 1918, informon dritare.net. Dhe me të vërtetë, shenjat deri më tani tregojnë se po shkojmë drejt një vere pasioni.

Reklamat e kompanive nuk janë i vetmi tregues: sjellja e konsumatorit po sinjalizon një verë të zhurmshme. Në SHBA, shitjet e prezervativëve u rritën me 23% në prill, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2020. Psikologët thonë gjithashtu se dëshira për seks do të rritet këtë verë. Një nga arsyet kryesore mund të jetë befasuese: trauma jonë kolektive.

Por Justin Garcia, drejtori ekzekutiv i Institutit Kinsey të Universitetit të Indiana, organizata më e madhe në botë për hulumtimin e seksit, është skeptik, informon dritare.net. Në vend të kësaj, ai beson se rezultati më i mundshëm është se "ne do të shohim një kthim në fillimin e jetës para-pandemike dhe nuk do të jetë një verë shthurjeje".

Pra, pavarësisht nga narrativa mbizotëruese e hedonizmit, Garcia mendon se nuk ka gjasa që njerëzit të nxitojnë drejt festave.

"Ka shumë trishtim dhe shumë trauma," thotë ai. "Ka ende shumë stres dhe ankth kolektiv në jetën tonë shoqërore."

Ai mendon se vera 2021 nuk duhet të mendohet si vera e seksit, por si "vera e shoqërisë" - njerëzit 'duhet të jenë shoqërore dhe të lidhen më shumë me njëri-tjetrin. Në vend që të flasim për aktivitetin seksual në terma afatshkurtër, duhet të flasim më shumë se si ka ndikuar pandemia në mënyrën se si i ndërtojmë marrëdhëniet në planin afatgjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat