Mjekët e familjes japin kurën e Covid-it

Shqipëria

Mjekët e familjes japin kurën e Covid-it

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Pacientët me Covid-19 që po trajtohen në mënyrë ambulatore, për të përfituar rimbursimin e vitaminave, por edhe të medikamenteve duhet të lidhen me mjekun e familjes. Ndërkohë që kusht është edhe konfirmimi me tampon pozitiv PCR nga Instituti i Shëndetit Publik.

Përfitues të rimbursimit janë të gjithë personat e infektuar me Covid, pavarësisht se janë apo jo të siguruar.  Por cilat janë hapat që duhet të ndjekin këta pacientë për të përfituar recetën e rimbursueshme?

“Për formën e lehtë këshillojmë të marrin vitamina. Futemi në sistem, nxjerrim kodin dhe pastaj pacienti me kodin shkon në farmaci dhe nuk paguan cash në dorë, por merr medikamentin e përcaktuar nga mjeku i familjes”.

Sipas mjekës Entela Labaj, receta e rimbursimit është  e vlefshme për një muaj, por nëse pacienti mund të rëndohet mund të kaloi në skemën e dytë të rimbursimit. Gjatë muajit Tetor dhe Nëntor numri i pacientëve me Covid është shtuar ndjeshëm.

“Ka prekur dhe moshën nga 30 deri në 50, nga 20 deri në 30. Nuk ka limit në mënyrën e prekjes së Covid-it”.

Në rastet e lehtë një person kompensohet në vlerën e 1650 lekëve. Ndërsa  për çdo person me Covid të formës së mesme, rimbursimi kap vlerën e  10 mijë e 900 lekë.  

Veç ilaçeve që janë në listën e rimbursimit janë shtuar edhe medikamente të reja. Por ajo që është e çuditshme dhe një shkelje sipas farmacistëve është se në udhëzimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit dhe Sigurimit Shëndetësor, medikamentet që rimbursohen janë përcaktuar me emrin e tyre komercial dhe me emrin e depove farmaceutike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat